Rrahu me çekiç kushëririn/Vladimir Gjuta ia hedh sërish drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Gjuta, i akuzuar si autori i vendosjes së tritolit tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ia ka hedhur sërish drejtësisë. Vetëm pak ditë pasi u arrestua nga uniformat blu për shkak se goditi me çekiç kushëririn e tij, Gjuta është liruar sot  nga paraburgimi.

Gjuta e ka rrahur paq kushëririn pasi viktimës i janë thyer disa dhëmbë dhe ka dëmtuar njërin sy. I dhunuari e denoncoi Gjutën në Polici, pas goditjes që mori prej tij me çekiç. Ndërsa shkaqet vijojnë të mbeten mister. Por, më  pas i dhunuari është tërhequr nga denoncimi dhe Gjuta është lënë sot i lirë.

Vladimir Gjuta është një person shumë i njohur për drejtësinë, teksa ai ishte njeriu që i vendosi tritol farmacisë së babait të Saimir Tahirit, në vitin 2015, kohë kur vetë Tahiri ishte ministër i Brendshëm.

Në atë periudhë ai tentoi të largohej drejt Kosovës i maskuar me një paruke në kokë,  por pas një kontrolli nga ana e Policisë në makinën e tij, ai ra në pranga. Për këtë ngjarje u arrestua dhe Ernest Gjuta dhe Baftjar Bruka.

Megjithatë, ai do të lirohej në vitin 2016, dhe pas lirimit ai u arrestua sërish pasi akuzohej për dhunë fizike ndaj babait të tij.

E njëjta histori ndodh edhe sot teksa Gjuta ia ka hedhur përsëri drejtësisë duke dalë nga paraburgimi edhe pse rrahu me çekiç kushëririn e tij./Fjala.al/

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV