Turqi/ 33 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga orteku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave ka njoftuar se numri i të vdekurve nga orteku në qytetin Van të Turqisë, është rritur në 33 viktima.

Gjithashtu ata njoftojnë se në të njëjtin vend brenda 24 orëve kanë ndodhur dy orteqe.

“Sipas informacioneve që posedojmë, 33 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë lënduar”, njoftoi Agjencia.

Më tej ajo njofton se në zonë janë dërguar 59 ekspertë të kërkim-shpëtimit, me 11 automjete.

“Gjithashtu një ekip prej 75 personave të kërkim-shpëtimit të xhandarmërisë dhe ekip kërkim-shpëtimi prej 10 personash të AFAD-it bashkë me dy automjete, si dhe një avion ushtarak nga Ankaraja janë dërguar në rajon”, u shpreh Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave./Fjala.al

Të fundit

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor,...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS...

Ethet e finales, Sneijder: “Inter më i matur, kjo datë do të mbahet mend gjatë”

Interi dhe PSG “përplasen” këtë të shtunë në Mynih, në kuadër të finales së madhe të Champions League. Ish-lojtari i zikaltërve, Wesley Sneijder është...

Lajme të tjera

Web TV