“Ujqërit profesionistë të braktisur”, Artan Hoxha kundër OFL: Harruat ata që i shkaktuan “dëshmorë” krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një reagim të gjatë kundër “Operacionit Forca e Ligjit”, i cili, sipas tij, po përdoret për shoë duke anashkaluar punën e RENEA-s. Gazetari ka publikuar disa foto me efektivë të RENEA-s, të cilët i quan “ujqër profesionistë” të braktisur për shkak se “i madhi” ka marrë përsipër OFL-në.

Hoxha thotë se është RENEA që i ka shkaktuar shumë “dëshmorë” krimit dhe nuk është ndalur përballë çdo krimineli, ata kriminelë që, sipas gazetarit, po lirohen sot nga politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë.

Rama kundër gazetarëve dhe analistëve: Avokatë gjynahqarë të krimit

Reagimi i plotë

Ndersa operacioni OFL ka hyre ne diten e trete, njesia speciale vazhdon te “realizoje me sukses” detyren e shperndarjes se postes per formularin anti-KCK, ne resortet e braktisura ose banesat perdhese ne rrethinat e Shkodres.

Ne pritje per te pare se cfare shkelqimi kane prangat e njesise OFL ne duart e ndonje BOS-i ne kerkim, u hodha nje vrap deri te ai Reparti qe AY lart e ka harruar, por qe te gjithe ne ia dime emrin, e padiskutim, ATA bosat e vertete ia njohin dhe krismen.

Me djemte e RENEA-s qe nuk i kane uniformat aq me gusto dhe te bukura sa ato te OFL-se, madje si e shihni i kane dhe te dala boje. As me ato syzet e bukura firmato nuk i kane paisur.

Kam 25 vite qe i ndjek cep me cep dhe shkrep me shkrep te ketij vendi, dhe kurre se kam marre vesh ke kane zedhenes, pale pastaj tu vene ne dispozicion ndonje bjonde.

Respekt dhe nderim per keta djem qe i kane ofruar siguri ketij vendi, duke rrezikuar jetet e tyre.

Tashme te gjithe e dine se kush ka ngritur armen drejt tyre, ka puthur dheun.

Ne memorialin heronjeve te policise dhe ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit”, ata kane heronjte e deshmoret e tyre, shoket e vet te armeve.

A e shikoni se sa kohe po shpenzon dhe sa shume po lodhet KCK-ja(Pushtetare, politikane, gjyqtare, prokurore etj) per te liruar e boshatisur qelite e burgjeve nga boset e krimit, qe jane arrestuar po prej ketyre djemeve me simbolin RENEA.

Lexo edhe :  Kriza në RTSH/ Dy anëtarë të Këshillit Drejtues japin dorëheqjen

Dhe prape nuk ia kane dale dot ti lirojne te gjithe!!!!

Dhe sa per kujtese, ai kompleksi ne Shijak ku OFL xhiroi serine e pare te operacionit luksoz, ishte kontrolluar, bastisur dhe te zotet ishin arrestuar gati nje jave me pare prej RENEA-s.

Thjeshte ata te RENEA-s nuk kane mbulim te mire mediatik, nuk kane veshje elegante dhe nuk pozicionohen aq bukur taktikisht sa keta te OFL-se qe i ka marre ne patronazh I MADHI.

Ende nuk e kam pare rezultatin e marrjes ne vije-shenimi te ketyre te rinjeve, por e di se kur RENEA te merr ne vije-shenimi… me mire ngri duart lart edhe dorezohu, ndryshe te puth halla ne balle…

Dhe e fundit.

Nuk e kuptoj, kur ke nje repart me histori 40-vjecare, djem qe kane me shume se dy dekada eksperience, qe u ka fishkellyer plumbi krimit ne rreze te veshit prej verteti, jo me gjasme si te “Daja” i “I love TROPOJA”.

Djem qe para se te linin 4 deshmoret e vet, i kane shkaktuar me dhjetera “deshmore” krimit.

Nuk e shpjegoj dot pse shkon e krijon nje repart te ri me qindra milione leke harxhe per improvizime alla Top Story e shoë mediatik, dhe i braktis ata ujqerit profesioniste qe te kane shpetuar nga halli sa here te eshte rrezikuar prapanica, duke i lene te shetisin verdalle me duar ne xhepa neper repart…

Me foto: Me cunat e RENEA-s ne nje bisede taktike duke zberthyer skenarin brilant te OFL-se, per te nxjerr “mesime” dhe per te korrigjuar “gabimet” ne operacionin e ardhshem KKC “Kush ma ka cakmakun”…

Ndjese per maskat, nuk e kemi bere per efekt mediatik, por ne zbatim te urdherit te ministrit te brendshem Sander Lleshaj, qe asnje nga punonjesit e policise(pervec asaj bjondes) te mos kontaktoje me gazetaret….

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV