Video/ Rama në SHBA, takohet me Mike Pompeo

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Uashington me Mike Pompeo, Sekretar i Shtetit. Takimi është zhvilluar sot, ndërsa kryeministri Rama ka publikuar në “Facebook” një video nga takimi me Pompeon.

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit me Sekretarin, Mike Pompeo”, shkruan shkurtimisht Rama, i cili mban edhe postin e Ministrit të Jashtëm.

Detaje se çfarë është diskutuar në takim nuk janë bërë ende publike.