Vjen i ftohti polar, sot ulen temperaturat dhe bien reshje dëbore

I ftohti polar duket është në prag, duke nisur që nga mëngjesi i sotëm. Ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe gjatë ditës priten reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të variojnë nga vlerat -7°C në 11°C. Në orët e mesditës parashikohet një përmirësim i përkohshëm, por pasditja dhe mbrëmja do të rikthehet me reshje në të gjithë vendin.

Ndërkaq, era do të fryjë e fortë me shpejtësi 80 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzimi 7 ballë.