Anti-KÇK-ja iu qepet të fortëve, Suel Çela dhe Plarent Dervishaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anti-KÇK-ja ka nisur aksionin e saj të radhës duke vënë në sitë pasuritë e dy prej më të fortëve në vend. Operacioni Forca e Ligjit iu ka lënë afat 48 orë Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, për të justifikuar pasuritë e tyre.

Duke e shtrirë aksionin e saj në Durrës dhe Elbasan, ANTI-KÇK-ja ka bërë të ditur se Dervishaj me banim në qytetin bregdetar rezulton nën hetim në shtetin gjerman për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”. Ndërsa Suel Çela  me banim në Elbasan, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

Sipas deklaratës së policisë, të dy këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Ndërsa më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Deklarata e policisë: Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, dhe në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, sot më datë 6 shkurt 2020, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– P. D., me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

– S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Lexo edhe :  Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit

Policia zbarkon në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë. Kontrolle dhe urdhër-arreste

Një operacin me shkallë të gjerë po zhvillohet nga forcat e rendit në disa qytete të vendit. Gazetarja Klodiana Lala...

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

Ka shumë arsye për të mësuar një gjuhë të re. Mund të jetë për punë, një interes dashurie ose një interes personal në kulturën...

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19 në seancë konstituitive

Për të 19-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

‘Gropa’ e madhe e PD-ASHM, ‘gropa’ e vogël e PS, dhe ‘kodra’ modeste e partive të tjera

Eduard Zaloshnja Vetëm votat brenda vendit vlejnë për krahasimin e zgjedhjeve të tanishme me ato të 2021-shit, ngaqë atëherë emigrantët nuk mund të vinin me...

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë së ASHSH. Akad. emeritus Bardhyl Golemi...

Lajme të tjera

Web TV