Arsyet pse Messi duhet të përplasë derën pas tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi shpërtheu të martën pas komenteve të Eric Abidal në lidhje me lojtarët e Barcelonës. Sekretari teknik i Barçës pretendoi se lojtarët nuk kishin punuar aq shumë sa duhet dhe Messi, i cili po ushqehet me situata të tilla në klub, përdori rrjetet sociale për të goditur Abidal.

Kapiteni i Barcelonës është i vetëdijshëm se ai po akuzohet se ishte i përfshirë në shkarkimin e Ernesto Valverde, edhe pse ai qëndroi pranë ish-trajnerit të tij deri në minutën e fundit. Ai është i lodhur nga fajësimi për gjoja se ka ndikuar në nënshkrime dhe emërime stërvitore, pasi në realitet ai nuk ka fuqinë për të diktuar politikën e klubit.

Disa muaj më parë, Gerard Pique gjithashtu kritikoi bordin për përdorimin e medieve gjë e cila sipas tij kishte lënë të kuptohet se dhoma e zhveshjes është në krye të klubit.

Në fillim të sezonit, Messi theksoi qëllimin e tij për të dalë në pension te Barcelona, ​​por ai gjithashtu tha se dëshiron të jetë pjesë e një projekti fitues. Ai insistoi që ardhja e Neymar mund të ndihmonte ekipin të arrinte objektivat e tyre, por në vend të kësaj vetëm Antoine Griezmann u bashkua me klubin katalunas për të rritur sulmin raporton “Marca”.

Ishte fat i keq që Luis Suarez dhe Ousmane Dembele kanë pësuar lëndime në fundvit, por Messi gjithashtu do të irritohet që nuk u bë asnjë nënshkrim në janar edhe pse u larguan disa lojtarë.

Shprehjet e fytyrës dhe qëndrimi i tij portretizojnë zhgënjimin e tij nga muajt e fundit. Kjo është arsyeja pse ai reagoi ndaj komenteve të Abidal, arsyeja e fundit që numri 10 duhet të ndjehet i ngopur në Camp Nou.

Lexo edhe :  Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Lumturia e Messit është me një rëndësi parësore për Barcelonën pasi ai mund të vendosë t’i thotë lamtumirë gjatë verës. Ai dëshiron të qëndrojë, por jo me çdo kusht dhe ka gjithnjë e më shumë arsye që ai të ndjehet sikur përplas derën e mbyllur pas tij./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Ukraina krijon robotin me inteligjencë artificiale që rrëzon dronë rusë

Robotët tokësorë që ndihmojnë ushtrinë ukrainase kanë marrë një funksion tjetër të rëndësishëm: një kullë speciale e bazuar në...

Trump paralajmëron: Nëse BE nuk investon 600 mld dollarë në SHBA…

Presidenti Trump ka paralajmëruar Bashkimin Europian me tarifa prej 35% nëse nuk përmbushet premtimi i marrëveshjes, për investime prej 600 miliardë dollarësh në SHBA....

SHBA merr “leksione” nga Rama, do dërgojë emigrantë në Ruanda

Pavarësisht se shumë e kritikuar, duket se marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për hapjen e kampeve të emigrantëve, po merret shembull. Fillimisht ishte...

Zgjedhjet lokale, opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë...

Milani me shqiptarin Jashari do luajë 3-4-3, zbulohet formacioni i sezonit të ri

Milan po përgatitet për një sezon të ri ambicioz në 2025/26, me një formacion të mbushur me yje dhe përforcime të bujshme. Sipas raportimeve të...

Lajme të tjera

Web TV