E “mbytën” me këto dy pyetje, por Bashës “nuk ia kapi syri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër i madh pyetjesh iu drejtuan kryeopozitarit Lulzim Basha nga qytetarët, teksa ai qëndroi për një orë në komunikim të drejtëpërdrejtë në “Facebook”. Pyetja kryesore dhe që përsëritej vazhdimisht ishte për zgjedhjet e parakohshme, të cilës Basha iu përgjigj (Uroj për zgjedhje të parakohshme), por kishte edhe nga ato pyetje me rëndësi, të cilat edhe pse “e mbytën” profilin e kryedemokratit, ky i fundit zgjodhi të mos u përgjigjej.

Një prej tyre ishte nëse Basha ishte ose jo për ndryshim të sistemit zgjedhor, në një kohë që po zhvillohen diskutimet për reformën zgjedhore. Por pavarësisht interesimit, kreu i PD-së nuk mori përsipër të përgjigjej. Pyetja e shumë qytetarëve mbeti pa përgjigje.

Një tjetër temë me interes dhe për të cilën u bënë shumë komente ishte edhe votimi i emigrantëve. Me dhjetëra emigrantë shqiptarë e pyetën kreun e opozitës nëse do të bëhej i mundur që ata të votonin në zgjedhjet e ardhshme, por as kjo pyetje “nuk ra në syrin” e Bashës.

Edhe qëndrimi që PD do të mbajë kur të vijë në pushtet për taksën në Rrugën e Kombit, nuk u bë i ditur nga Lulzim Basha.

Sigurisht që pyetjet ishin nga më të ndryshimet si programi i PD-së për biznesin e vogël, niveli i dobët i sistemit të shëndetësisë, përballja me koncesionet korruptive, etj, për të cilat Basha gjeti kohën që të përgjigjej dhe të sqaronte qytetarët.

Të fundit

Cilat janë “gabimet e marra” që bëri Biden për Kosovën?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur ditën e sotme çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në...

Izraeli sulmon aeroportin në verilindje të Iranit

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit nuk kanë të ndalur. Ushtria Izraelite së fundmi ka bërë me dije se kanë goditur një avion iranian të...

“I dashuri i Kaderit më ka kërcënuar”, Xheneta bën deklaratën e fortë

Xheneta ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në “Trotuar”, pjesë e “E Diell” në Top Chanel. Referuar episodit të kaluar dhe një incidenti të...

U fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijët grekë, shqiptari: Do i bëj tatuazh në zemër

Levian Goga, emigranti shqiptar që javën e kaluar i kthye ‘heroi i ngjarjes’ në lumin Arahthos në Greqi duke shpëtuar dy fëmijë të moshave...

14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë që nga nisja e sulmeve

Irani ka humbur një tjetër person të profilit të lartë në sektorin e tij bërthamor pas sulmeve izraelite. Agjencia e lajmeve ISNA e Iranit...

Lajme të tjera

Web TV