E “mbytën” me këto dy pyetje, por Bashës “nuk ia kapi syri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër i madh pyetjesh iu drejtuan kryeopozitarit Lulzim Basha nga qytetarët, teksa ai qëndroi për një orë në komunikim të drejtëpërdrejtë në “Facebook”. Pyetja kryesore dhe që përsëritej vazhdimisht ishte për zgjedhjet e parakohshme, të cilës Basha iu përgjigj (Uroj për zgjedhje të parakohshme), por kishte edhe nga ato pyetje me rëndësi, të cilat edhe pse “e mbytën” profilin e kryedemokratit, ky i fundit zgjodhi të mos u përgjigjej.

Një prej tyre ishte nëse Basha ishte ose jo për ndryshim të sistemit zgjedhor, në një kohë që po zhvillohen diskutimet për reformën zgjedhore. Por pavarësisht interesimit, kreu i PD-së nuk mori përsipër të përgjigjej. Pyetja e shumë qytetarëve mbeti pa përgjigje.

Një tjetër temë me interes dhe për të cilën u bënë shumë komente ishte edhe votimi i emigrantëve. Me dhjetëra emigrantë shqiptarë e pyetën kreun e opozitës nëse do të bëhej i mundur që ata të votonin në zgjedhjet e ardhshme, por as kjo pyetje “nuk ra në syrin” e Bashës.

Edhe qëndrimi që PD do të mbajë kur të vijë në pushtet për taksën në Rrugën e Kombit, nuk u bë i ditur nga Lulzim Basha.

Sigurisht që pyetjet ishin nga më të ndryshimet si programi i PD-së për biznesin e vogël, niveli i dobët i sistemit të shëndetësisë, përballja me koncesionet korruptive, etj, për të cilat Basha gjeti kohën që të përgjigjej dhe të sqaronte qytetarët.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV