Fuga: Nuk është kuptuar se përpara kujt muri na vendos metodologjia e pranimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Fuga është i mendimit se metodologjia e re e zgjerimit, e prezantuar dje nga Komisionit Evropian, e vendos Shqipërinë në një pozitë më të vështirë për faktin se kërkesat tani janë më të qarta.

Sipas Fugës, kjo metodologji “i jep fund livadhisjes sonë me integrimin”.

Me metodologjinë e re, jo vetëm ngelesh në klasë, thotë akademiku, por edhe të zbresin në një klasë më poshtë.

Duke komentuar deklaratat që janë bërë mbi këtë zhvillim, kryesisht nga politikanë, Fuga i konsideron ato “fluturake”, çka tregojnë se nuk është kuptuar fare se përpara kujt muri na vendos reforma e metodologjisë të pranimit!

Reagimi i plotë

BE i jep fund livadhisjes sonë me integrimin

———————————————

Metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Europian i vendos pikat mbi “i”!

Më duket vendi si një udhëtar i vonuar që pasi e ka humbur trenin në nisje në stacion, kërkon t’a kapi diku më tutje pasi treni ka marrë shpejtësi. Udhëtari tanimë që ta kapi trenin duhet të vrapojë që të kërcejë brenda. Sa më vonë ta kapi aq më shumë i duhet të vrapojë për të kërcyer brenda.

Tani nuk kërkohen vetëm arritje mbi demokratizimin e sistemit politik, por edhe kërkesa të reja që kanë të bëjnë me parametrat e standarteve ekologjike!!!

Kërkohet edhe një politikë e jashtme e pranueshme nga BE.

Kërkohen që arritjet të maten saktësisht me objektiva të qartë.

Dhe mbi të gjitha, ose bën përpara, ose nëse ngecesh, mund të anullojnë edhe negociatat e hapura më parë. Pra jo vetëm ngelesh në klasë, por edhe të zbresin në një klasë më poshtë.

Duket forcimi i kontrollit mbi procesin e integrimit të vendit tonë duke i mbajtur qeveritarët nën presion për një periudhë që do të jetë e gjatë.

Lexo edhe :  Sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit demokrat, trafikonte emigrantë

Përtej llafeve me ju, me ne, me ata, ju jeni si ne, ju jeni si ata, ne jemi si ju,

këtu gjërat duken rreptësisht të shtrënguara dhe nuk lënë të livadhisësh!

Të shohim reagimet! Por, shoh që në disa deklarata fluturake nuk është kuptuar fare se përpara kujt muri na vendos reforma e metodologjisë të pranimit!

Të fundit

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97...

Deti, historia dhe mikpritja/ Rama poston videon me përshtypjet e turistëve nga Durrësi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një video që paraqet përshtypjet e turistëve të huaj nga qyteti bregdetar i Durrësit. Përmes...

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, ku sipas të përditshmes italiane, rritja e çmimeve duket se ka ndikuar negativisht...

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti, me tempujt e tij të...

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti...

Lajme të tjera

Web TV