Habit transgjinorja shqiptare: Babi ka merak si më trajtojnë çunat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një transgjinore 25 vjeçare shqiptare ka folur për herë të parë në një emision televiziv në lidhje me orientimin e saj seksual. Lola ka treguar se si babi i saj i jep këshilla në lidhje me marrëdhëniet e saj. Ajo ka thënë se mënyra se si e trajtojnë çunat është pika e dobët e babait të saj dukë qenë se edhe paragjykimet në Shqipëri janë të larta.

Ajo nuk është ndjerë ndonjëherë djalë në jetën e saj dhe se ka qenë e tërhequr pasi mund të përballej me bullizmin çdo ditë të jetës. Sipas saj njerëzit bullizojnë kur kanë komplekse shumë të mëdha me veten dhe kjo është formë diskriminimi bëhet për tu ndjerë mirë.

“Pika e dobët e babit është ‘si të trajtojnë çunat’ ngaqë është edhe djalë vetë edhe e njeh më mirë botën e meshkujve edhe kjo është pika e dobët e babit. Ka hall se ndonjëri mos më merr nëpër këmbë por unë jam e zonja e vetes edhe deri me sot nuk kam pasur asnjëherë eksperienca të këqija. Sa i përket të dashurve që kam patur kanë qenë njerëz të mrekullueshëm, madje kur marrëdhëniet kanë përfunduar ne kemi mbetur akoma shokë, me personat që kam patur.

Nuk kam patur marrëdhënie të shumta sepse në një vend si Shqipëria duhet patur kujdes pasi mund të biesh në dorën e shumë njerëzve, në dorën e njerëzve që nuk janë të sigurtë me veten e tyre dhe të përbëjnë bullizëm. Frustrimi është shumë i madh dhe kjo është ajo gjëja që më vjen inat me shqiptarët, pjesa që janë ekstremë të frustruar. Nga njëra anë flirtojnë dhe në momentin kur nuk ia kthen direkt veshin petkun e homofobit”, u shpreh ajo./Fjala.al

Të fundit

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, në pranga dy persona

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes...

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke...

Shakira rrëzohet në skenë (Video)

Superylli kolumbian Shakira vijon me turneun e saj të shumëpritur botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili filloi në shkurt të këtij viti....

Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

Nga Ylli Pata Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se është përdorur “treni bullgar” në...

Sekuestrimi nga SPAK, reagojnë avokatët: Veliaj dhe Xoxa nuk janë pronarët e pronës

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ndaj veliajt janë shtuar edhe 6 akuza të tjera, ndërsa së bashku me Ajolën akuzohen për...

Lajme të tjera

Web TV