Haradinaj bën hapin vendimtar kundër Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është kundër heqjes së taksës së mallrave Serbe në doganat e shtetit të Kosovës. Në një letër të hapur, drejtuar kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, Haradinaj ka shprehur indinjatën e tij ndaj Serbisë në lidhje me taksën.

Përsos të tjerash ai i drejtohet me tone, të cilat duken vendimtare për sa i përket heqjes së taksës së mallrave Serbe duke rikujtuar ngjarjet makabre të luftës.

Letra e Ramush Haradinaj:

I dashur Albin,

Para pak ditësh të telefonova për të uruar postin e Kryeministrit. Sot po të shkruaj për diçka tjetër. Bashkë me popullin e Kosovës, ti ke sakrifikuar shumë. Ke rënë në burgje e sfida por ke qëndruar stoikisht në atë që beson. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur.

Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë.

Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.

Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku.

Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota.

Lexo edhe :  Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Kaliforni, evakuohen qytetarët rreth zonës

Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira. Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshmëri. Ne kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje.

Ramushi/Fjala.al

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV