“Keqmenaxhimi i financave nga qeveria shkaktoi dëmin 2,9 miliardë euro”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm për dy vjet, puna abuzime e menaxhimit të financave i ka kushtuar vendit tonë një dëm prej afro 3 milion Euro. Të dhënat janë bërë publike ditën e sotme nga kreu i KLSH-së i cili ka treguar se në cilët sektorë ka çaluar shteti me të gjithë hallkat e vet. Ai është ndaluar konkretisht tek keqmenaxhimi i financave publike, abuzimet me prokurimet, tenderët dhe shkeljet gjatë procedurave të shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore. Ky keqmenaxhim i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 645 miliardë lekësh përgjatë dy viteve 2018-2019.

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj në një intervistë për mediet bën me dije se në sektorin publik dëmi total për dy vitet e fundit arrin në shumën 363 miliardë lekë. Madje ai i ndan edhe me zëra konkret: “Në total, për këtë periudhë të 2 viteve të fundit janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 363 miliardë lekë ose afërsisht 2,9 miliardë euro:

-Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 51.4 miliardë lekë;

-Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 311.6 miliardë lekë, nga të cilat mbi 60% në fushën e të ardhurave dhe pjesa e tjetër në atë të shpenzimeve”

Abuzimet në fushën e shitjes

Ndërsa në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit i kalon 280 miliardë lekë, tha Leskaj. Ai e vë theksin në faktin se korrupsioni në radhët e administratës është rritur duke cenuar drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve. Ashtu siç vëren dhe ‘Transparency International”, në raportin e tij, një nga shkaqet e rritjes së korrupsionit në vend, është dhe ngërçi politik. Gjithashtu ai evidenton edhe vonesën e krijimit të strukturave të reja të drejtësisë, SPAK-ut dhe BKH, si dhe pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të inkriminuar në praktika mashtruese dhe korruptive.

Lexo edhe :  BE ‘godet’ konsumatorët e duhanit/Rritje e madhe taksash për cigaret në të gjithë unionin

“Veç sa më sipër, gjykoj se te përkeqësimi i indeksit të korrupsionit kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, të perceptuar në rritje nga qytetarët, si përqendrimi i pushtetit dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies; krijimi i barrierave oligopolistike në ekonomi; ngathtësia dhe paaftësia burokratike; niveli i lartë i papunësisë dhe përpjekje fiktive për ta zvogëluar atë nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të punës; niveli i përgjithshëm i çmimeve i krahasueshëm me vendet e zhvilluara evropiane, ndërsa niveli i pagave i krahasueshëm me vendet e pazhvilluara aziatike; potenciali ende i papërmbushur i shoqërisë civile etj”- theksoi Bujar Leskaj. Sipas tij, edhe pse në mënyrë të vazhdueshme ndërkombëtarët kanë theksuar nevojën për më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit, reagimi i institucioneve ka qenë sipërfaqësor. n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV