Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dominuan vitet 2010-2020 me madhështinë e tyre
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo momentalisht është 34 vjeç, ndërsa Messi i Barcelonës është 32 vjeç dhe dihet që ata nuk mund të vazhdojnë luajnë përgjithmonë, për të mos thënë që ka ardhur koha që ata dy të varin këpucët në gozhdë, pavarësisht se janë ende në super formë. Dy rivalët e përhershëm kanë hyrë në historinë e futbollit si emrat më të mëdhenj të këtij sporti.
Argjentinasi dhe portugezi ia kanë dalë që të shkëlqejnë në çdo ndeshje ku kanë marrë pjesë dhe rezultatet e tyre flasin vetë.
Pyetja kryesore që ngre çdo i pasionuar pas futbollit tashmë është se kush do të zërë vendin e tyre?
Sipas disa prej ekspertëve të BBC-së në këtë sport disa emra janë pretendentë që mund të shkëlqejnë më shumë se të tjerët në 10 vitet e ardhshme.
Kylian Mbappe (Paris St-Germain, France)
Vlera e transferimit: 200 milionë euro; Data e lindjes: 20 Dhjetor 1998; Pozicioni në fushë: Sulmues
Mbappe është vetëm 21 vjeç tashmë dhe ka fituar një herë Kupën e Botës me Francën, në Rusi në vitin 2018 dhe thjesht mund të cilësohet si ylli i ri më i madh i futbollit.
I bekuar me ritmin e shpejtë dhe syri i një shënuesi natyral, është e pamundur të thuash se ai mund të largohet nga madhështia e vërtetë në dekadën e ardhshme.
Francezi është trashëgimtari natyror i kurorës që përfundimisht do t’i mbetet pas nga Messi dhe Ronaldo. Mbappe aktualisht luan për skuadrën e Paris Saint-Germain, duke tentuar që ta çojë këtë ekip drejt trofeut të Champions League.
Vlera e tij e vërtetë do të kuptohet kur sulmuesi të largohet, ndoshta verën e ardhshme, për atë që me siguri do të jetë një tarifë rekord botëror, me Real Madrid dhe Zinedine Zidane në frontin e radhës. Ai tashmë është një nga lojtarët më të mirë në botë, ndonëse në një moshë shumë të re.
Nëse Mbappe do të mund të performojë në të njëjtat nivele si në Kupën e Botës edhe në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve, francezi do shtojë në listën e tij të nderimeve një trofe shumë të rëndësishëm. Bota tashmë është në këmbët e tij. Ai ka gjithçka për të marrë përsipër trashëgiminë nga Messi dhe Ronaldo: shpejtësi, aftësi e karizëm.
Pasi Messi dhe Ronaldo të mbarojnë punë, Mbappe do të jetë ai që do mbledhë çmimet më të mëdha të futbollit.
Joao Felix (Atletico Madrid, Portugali)
Vlera e transferimit: 100 milionë euro; Data e lindjes: 10 nëntor 1999; Pozicioni në fushë: Sulmues
Atletico Madrid kaloi rekordin e klubit, duke paguar 113 milion paund për të nënshkruar për marrjen e 20-vjeçarit Joao Felix nga Benfica në korrik. Ishte tarifa e tretë më e lartë e transferimit në botë, e paguar për një adoleshent të atëhershëm që kishte luajtur vetëm 43 ndeshje.
Fillimi i tij te Atletico u pengua nga një lëndim si dhe nuk u la i lirë të luante në pozicionin e tij, por menaxheri i Atletico-s, Diego Simeone tani ka filluar t’i japë Felix-it më shumë liri për të shprehur veten. Ai ndodhet në rrugën e duhur për t’u bërë pa dyshim asi sulmues për një skuadër, e cila përkundër forcave të tyre mbrojtëse shpesh e ka të vështirë të shënojë. Felix tashmë po shihet në Portugali si pasardhësi natyror i Ronaldos, duke u shpërblyer me çmimin prestigjioz Golden Boy në Dubai.
Si Mbappe, ashtu edhe Felix ka talentin për të dekoruar fazat më të mëdha për klubin dhe vendin në vitet në vazhdim.
Jadon Sancho (Borussia Dortmund, Angli)
Vlera e transferimit: 120 milionë euro; Data e lindjes: 25 Mars 2000; Pozicioni në fushë: Sulmues
Jadon Sancho duhet të jetë në këtë listë sepse ai ka bërë shumë për Dortmundin, duke dhënë gola dhe asistime të shumta. Ai ka shënuar më shumë gola se një pjesë e madhe e lojtarëve të rinj dhe produkti i tij përfundimtar mund të shihet qartë. Ndoshta në disa nga ndeshjet më të rëndësishme për Dortmundin ai nuk ka qenë në gjendje ta shfaqi veten dhe kjo mund të jetë pikëpyetja mbi të.
Ansu Fati (Barcelona, Spanjë U21)
Vlera e transferimit: 40 milionë euro; Data e lindjes: 31 Tetor 2002; Pozicioni në fushë: Sulmues
Rrufeja e shpejtë, një driblues i shkëlqyer i topit, me një vizion të shkëlqyeshëm dhe një mirëkuptim i skuadrës që i beson rinisë së tij, historia e 17-vjeçarit Ansu Fati mund të ishte shkruar nga një skenarist në Hollivud.
Djali i një emigranti nga Guinea Bissau, ai mbërriti në Spanjë në Seville me nënën dhe vëllanë e tij në moshën 6-vjeçare, pasi babai i tij kishte mbërritur më parë duke kërkuar punë. Një talent i dukshëm natyror që nga fillimi, ai u nënshkrua nga Barcelona për akademinë e tyre në La Masia kur ishte vetëm 10 vjeç dhe këtë sezon i katapultua në skuadrën e parë, madje pa luajtur edhe për rezervat.
Tani në moshën 17-vjeçare, ai është golashënuesi më i ri i skuadrës më të vjetër në moshë, Barcelonës. Fati është lojtari më i ri që ka shënuar dhe asistuar në të njëjtën lojë dhe më i riu për të përfaqësuar klubin në Ligën e Kampionëve. Ai ka një ngjashmëri të çuditshme me stilin dhe shfaqjet e treguara nga Lionel Messi, i kuptuar për talentin në të njëjtën moshë.
Trent Alexander-Arnold (Liverpool, Angli)
Vlera e transferimit: 110 milionë euro; Data e lindjes: 7 Tetor 1998; Pozicioni në fushë: Mbrojtës
Sulmuesit e kanë të lehtë të shkëlqejnë, por lojtari 21vjeç i Liverpool, Alexander-Arnold është efikas në mbrojtje, por shkatërrues në sulm. Alexander-Arnold tashmë ka fituar Ligën e Kampionëve me Liverpoolin dhe është vetëm çështje kohe para se të vendoset plotësisht si mbrojtësi i djathtë i zgjedhjes së parë të Anglisë, me potencialin për të qenë një nga yjet e Euro 2020. Krijimi dhe aftësia për të shënuar në rrjetë nga Alexander-Arnold , të bën të mendosh se nuk do të ishte çudi nëse ai zhvillohej në një mesfushor të klasit botëror në të ardhmen.
Kai Havertz (Bayer Leverkusen, Gjermani)
Vlera e transferimit: 90 milionë euro; Data e lindjes: 11 qershor 1999; Pozicioni në fushë: Mesfushor
Havertz është një nga ata talentet që nuk është parë për një kohë të gjatë në Gjermani. Një lojtar special, i shkëlqyeshëm midis linjave me një IQ (koefiçenti i inteligjencës), të lartë të futbollit – ai shpesh bën gjënë e duhur në fushë. Vetëm 20 vjeç ai tashmë ka luajtur më shumë se 100 ndeshje në Bundesligë, dhe i ka realizuar të gjitha llojet e pasimeve në të.
Havertz mund të bëhet një nga gjeneralët më të mirë të mesfushës në të ardhmen e afërt dhe një mund të bëjë një transferim në një klub të lartë, duke parë me Bayern Munich që është duke nuhatur përreth.
Phil Foden (Manchester City, Angli U21
Vlera e transferimit: 30 milionë euro; Data e lindjes: 28 maj 2000; Pozicioni në fushë: Mesfushor
Shil është i mençur dhe nga talenti ai është ndoshta më i miri në Premier League. Ai duhet të luajë më shumë për t’u zhvilluar plotësisht, por gjithashtu duhet të jetë i durueshëm. Nëse Foden nuk do luajë në 25+ lojëra në Premier League deri në kohën kur të bëjë 21 ose 22 vjeç atëherë mjaft ai duhet të largohet. Zhvillimin e tij tashmë është në duart e menaxherit më të mirë dhe me Kevin de Bruyne, David Silva dhe Bernardo Silva jnë fushë mesfushori mund të mësojë shumë.
Sa më gjatë që Foden të qëndrojë në City, ai do luajë në stilin e Pep Guardiolas dhe me siguri do bëhet një nga më të mirët në botë.
Rodrygo (Real Madrid, Brazil)
Vlera e transferimit: 50 milionë euro; Data e lindjes: 9 Janar 2001; Pozicioni në fushë: Sulmues
Në debutimin e tij në Real Madridit kundër Osasuna në shtator, Rodrygo shënoi 94 sekonda pasi hyri në lojë si zëvendësues. Ai luajti edhe një lojë për rezervat e Madridit më pas, por Zinedine Zidane e promovoi atë në skuadrën e parë.
Rodrygo është një lojtar me shumë cilësi që shënon gola të paparashikueshëm. Një hat-trick kundër Galatasaray në fazën grupore të Ligës së Kampionëve rriti akoma më shumë entuziazmin.
Ai është një djalë i qetë,i cili tregon shumë cilësi edhe në stërvitje. Sulmuesi është një lojtar që duket i hapur për të mësuar nga bashkëmoshatarët e tij dhe në dhomën e zhveshjes të Real Madrid atë e vlerësojnë shumë lartë.
Mason Greenwood (Manchester United, Angli U21)
Vlera e transferimit: 20 milionë euro; Data e lindjes: 1 Tetor 2001; Pozicioni në fushë: Sulmues
Kur lojtarët e rinj vijnë në skenë ata janë zakonisht shumë të papërpunuar. Mason nuk bën pjesë në këtë grup. Ndonëse në moshë i vogël ai duket shumë i kompozuar. Greenwood nuk e ka treguar ende veten, por për moshën e tij ai po tregon shumë pjekuri dhe duket se mund të vazhdojë më tej, për aq kohë sa ai mban fokusin e tij të qartë.
Ferran Torres (Valencia, Spanjë U21)
Vlera e transferimit: 40 milionë euro; Data e lindjes: 29 shkurt 2000; Pozicioni në fushë: Sulmues
Një gur i artë i minuar nga akademia e Valencias, aq i bindur në aftësinë e tij ishte Torres sa më parë e informoi klubin e tij spanjoll që planifikonte të kërkonte pasurinë e tij diku tjetër. Për fat të mirë për Valencian ata arritën ta bindnin të qëndronte dhe ai tashmë ka bërë më shumë se 50 paraqitje në ekipin e parë, një rekord klubi për një lojtar të moshës së tij.
Torres e ka vendosur veten në rolin e të riut më të rëndësishëm në Valencia dhe shumë besojnë se ai është lojtari më jetësor i çdo moshe aktualisht në Mestalla. Një lojtar i kudogjendur në formacionin 4-4-2, por ndoshta më mirë që futet brenda vijave, ai është golashënues natyror, i shpejtë, ka vizion të shkëlqyeshëm dhe do bëhet më i mirë.
Dele Alli (Tottenham, Angli)
Vlera e transferimit: 90 milionë euro; Data e lindjes: 11 Prill 1996; Pozicioni në fushë: Mesfushor
Me Jose Mourinho si menaxher të tij, Dele Alli mund të shkojë në atë nivel krejt tjetër dhe shumë të lartë. Mourinho mund të sjellë një anë tjetër që do ta çojë Alli-n në një stratosferë ndryshe, si ajo që bëri me Frank Lampard në Chelsea. Zhvendosja e mentalitetit nga thjesht të qenit lojtar që argëton, argëtohet dhe shënon është një transformim që mund të nxitet vetëm nga pasja e menaxherit të duhur.
Dele ka atë mundësi tani me menaxhimin e Mourinhos. Jose ka rekord në përzgjedhjen e lojtarëve sepse kërkesat e tij janë shumë të larta dhe kjo është ajo që i duhet Dele.
/Nga Katerina Tafa/ Gazeta Fjala/