Mbështetja për fermerët, qeveria jep 10 mijë lekë për çdo lopë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fermerët që mbajnë lopë do të përfitojnë nga qeveria një subvencion prej 10 mijë lekësh. Për të përfituar mbështetjen e qeverisë fermeri duhet të këtë të paktën 5 krerë dhe të marrë 10 mijë lekë për çdo kokë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku janë përcaktuar kriteret për përfituar subvencion dhe fondi që është vënë në dispozicion të Ministrisë së Bujqësisë. Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2020 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zëri “Transfertë në buxhetet familjare”, do të përdoret për:

a) rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale, të prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara e subvencionimit të çmimit të plastmasës;

b) shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike;

c) certifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike;

ç) mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

Në vendim është përcaktuar masat e mbështetjes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë, si më poshtë vijon:

a) Për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 70 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 5  krerë lopë, në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt;

b) Mbarështim i bletarisë me 1 000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por jo më shumë se 150 000 lekë për subjekt;

c) Zëvendësimi i plastmasës termike për serrat diellore ekzistuese për prodhimin e perimeve, rrushit për tavolinë dhe tunelet plastike për prodhimin e luleshtrydhes në vlerën respektive 300 000 lekë/ha dhe 100 000 lekë/ha, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt.

Të fundit

Si i mori mbi 18 mijë vota?/ Sara Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së

Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një...

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve...

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara...

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale. Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV