“Mendova se do të peshkoja në Madeira”, Ronaldo tregon të pathënat e jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ai parashikonte të bëhej një peshkatar në brigjet e Madeira kur ishte i vogël dhe jo një nga lojtarët më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë historia e futbollit.

Superylli portugez bëri dje 35 vjeç dhe i kushtoi një moment kthimit pas në jetën e karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Por realiteti i sotëm nuk ishte as një ëndërr, pranon Ronaldo, i cili besonte se ai përkundrazi do ta kalonte jetën e tij të përditshme në bregdetin e ishullit të vogël, ku u rrit.

Kur e pyetën se ku mendonte ai si fëmijë se do të ishte në moshën 35 vjeçare, Ronaldo tha për Canal 11:

“Mendova se do të bëhem peshkatar në Madeira. Kjo kurrë nuk më ra në mendje. Doja të isha një futboll profesionist, por nuk mendoja se do të fitoja gjithçka që kam fituar.”

Tashmë afër fundit të karrierës së tij, Ronaldo është po aq i uritur për të çuar më tej suksesin e tij dhe ka shprehur dhe dëshirën për të fituar një titull të gjashtë të Ligës së Kampionëve.

“Të luaj në Juventus më jep mundësinë që ta fitoj përsëri. Ne e dimë që është e vështirë, varet nga shumë faktorë, por është e mundur sepse kemi një ekip të mirë.”-vijoi sulmuesi./Fjala.al/ Përshtati Katerina Tafa/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV