Naftëtarët kërcënojnë me grevë urie, zëvendësministri iu jep një zgjidhje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata kanë muaj që gjenden në rrugë duke kërkuar të drejtat e tyre. Madje kanë vite. Ata kërkojnë të drejtat e tyre dhe atë që është më jetikja, marrjen e rrogave të cilat kanë më shumë se tre muaj që nuk i kanë marrë. Ata kërcënojnë  me grevë urie nëse nuk u jepet një premtim, por qeveria ka nisur numrin dy të dikasterit për të folur me ta. Bisedimet janë zhvilluar ditën e sotme e do të vijojnë deri me datë 10, kohë kur ata kanë vendosur të hyjnë në grevën e urisë.

Kështu pas disa muajsh protestash ku kërkojnë pagat e prapambetura, naftëtarëve së uzinës së Ballshit, u jepet si zgjidhje ndryshimi i radhës i kompanisë që menaxhon rafinerinë. Kjo është përgjigja e marrë në takimin e zhvilluar në Tiranë me zëvendësministrin e infrastrukturës, Ilir Bejtja. ”Se deri ku kanë vajtur bisedimet, zëvendësministri nuk na e tha, por tha se kanë filluar bisedimet me një kompani tjetër”, tha njëri nga punonjësit.  Kompanitë që menaxhojnë uzinën janë ndryshuar disa herë ndaj për naftëtarët, kjo ishte një tjetër përcjellje.

“Këtu ka punonjës që janë heronj, kanë 40 vjet që kanë punuar në uzinën e Ballshit. Nuk është në fatin tonë që  të zgjedhim kompaninë që do të operojë. Këtu ka pasur palë ndërmjetëse gjithë kohën, këtë kërkojmë nga shteti”- thanë ata. Shpresa e humbur i bën që të paralajmërojnë grevë urie para rafinerisë së Ballshit, pas datës 10 shkurt.

“Do bëjmë një grevë pa afat duke lënë 3000 familje pa drita dhe pa ujë. Kaq mundësi kemi. Kemi nënshkruar një kontratë që është sektor jetik dhe përgjigjemi penalisht. Atëherë, mos të marrim lekë, të shkojmë dhe në burg, kjo vetëm në Shqipëri bëhet”- thanë punonjësit. Shpesh me naftëtarët ndodh si me punonjësit e galerive të kromit në Bulqizë, të cilët janë të punësuar në kompanitë më fitimprurëse po janë edhe më të keqtrajtuarit në të gjithë sektorët e vendit. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur do të zhvillohen votimet në Kosovë

 

 

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV