“Nuk do zgjasë përgjithmonë”, Kroos tregon kur do largohet nga futbolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk do të kalojë shumë para se të tërhiqem, nuk do të luaj derisa të mbush 38 vjeç

Toni Kroos ka pranuar se nuk e sheh veten duke luajtur futboll edhe për shumë vite.  Mesfushori i Real Madrid bëri 30 vjeç në janar dhe ka fituar pothuajse gjithçka që ka për të fituar në lojë, përfshirë katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe një Kupë Botërore.

“Unë jam 30 vjeç dhe është një moshë e mirë të mendoj çfarë dua më shumë. Karriera ime nuk do të zgjasë më gjatë. Jam i sigurt që nuk do të luaj deri në moshën 38 vjeç.”-tha ai.

Mesfushori gjerman ka filluar të planifikojë çdo bëjë pas skadimit të kontratës së tij me Real Madrid në 2023-in shkruan “Marca”.

Pavarësisht kënaqësisë që i jep ideja e daljes në pension, Kroos zbuloi se ai është akoma i motivuar për të fituar trofe me “Los Blancos”.

“Ndjenja për të fituar një trofe është problematike. Kjo është arsyeja pse unë jam akoma duke luajtur. Shembulli më i mirë ishte Liga e Kampionëve. Nuk ishte normale ta fitonim atë tri herë me radhë. Ishte ky moment kur kuptuam urinë që kishim brenda ekipit tonë.”-tha ndër të tjera Kroos./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë...

“Për 3-4 ditë kam mbajtur emrin…”/ Ermal Fejzullahu zbulon pengun nga rinia

ftuar në episodin e radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Ermal Fejzullahu, një nga...

Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

Nga Sean Mathews, artikull i Middle East Eye Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka adoptuar një qëndrim gjithnjë e...

30 p.e.s – Beteja e Aleksandrisë: Bie sundimi i Ptolemejve në Egjipt, triumfon Oktaviani

Beteja e Aleksandrisë (30 p.e.s) ishte një përballje vendimtare në historinë e Republikës Romake, që shënoi fundin e sundimit të Ptolemejve në Egjipt dhe...

Horoskopi ditor, 31 Korrik 2025

Dashi Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te ece edhe me mire sot duhet te tregoheni me te përkujdesur për te dhe t’i kushtoni kohen...

Lajme të tjera

Web TV