‘Nuk e dija që isha në kërkim’/ Lihet në burg i dënuari përjetë në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg Bardhosh Mino (Lytaj) pasi ishte shpallur në kërkim për sërë veprash kriminale.

47-vjeçari, i cili u arrestua dy ditë më parë, rëndojnë akuza të rëndë. Ndërkohë që është i dënuar edhe në Greqi me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve anglezë, e ndodhur në 1998. Mino (Lytaj) akuzohet gjithashtu edhe për trafikim kanabisi si dhe arratisje nga burgu grek.

Ndërkaq, seanca në gjykatën e Vlorës është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e medias në sallë. Ndërsa mësohet Mino gjatë marrjes në pyetje ka shfaqur shenja nervozizmi ndërkohë që ka deklaruar se nuk dinte se ishte i shpallur në kërkim pasi ishte martuar dhe kishte fëmijë. 47-vjeçari edhe pse ishte në kërkim prej gati 3 vitesh, Mino (Lytaj) punonte si polic privat.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV