OFL-ja, spektakël apo goditje reale e krimit?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çfarë po ndodh me Operacionin Forca e Ligjit? Cilat janë rezultatet konkrete përtej “spektaklit” mediatik dhe politik? Sekuestrimi i pronave të bosëve të krimit po rezulton një dështim, pasi pjesa më e madhe e tyre janë “pastruar” nga vendimet e gjykatave. Një analizë se çfarë presim nga kjo forcë speciale e krijuar nga qeveria; flasin për gazetën Fjala ish-drejtori i “Pastrimit të Parave”, Arben Doçi dhe gazetari Basir Çollaku

 Nga Nikoleta Kovaçi   

Ligjet në vendin tonë bëhen dhe flenë sirtarëve. Dalin prej aty kur ua kërkon Europa, për ndonjë tentativë çelje negociatash, herë tjetër askush nuk kujtohet për t`i zbatuar. Ka raste të tjera, kur bëhen paketa, hidhen në tregon si të ishte mall dhe më pas bëhet një mbivendosje, nga ku më shumë se sa punë është një show politik dhe mediatik. Kështu ndodh me rastin e OFL, një operacion i stisur dhe i nisur nga një draft që e pagëzoi në kohën e vet ish-ministri i brendshëm, Fatmir Xhafa,  si një kërkesë ndërkombëtarësh, për të ‘grumbulluar’ në Shqipëri aktorët e krimit dhe paratë e krimit. Por Task-Forca që mori jetë në fundin e vitit 2017-të solli vetëm dy-tre operacione të bujshme që kishin linjë dhe frymë ndërkombëtare. Por kur vinte puna tek goditja e krimit vendas, Task-Forca e reklamuar nga Xhafa duhej të pushonte së ekzistuari, pasi në kupolat e emrave të përfolur ishin njerëz shumë afër tij dhe të lidhur me pushtetin e forcës politike në të cilën aderonte. Kështu “Forca e Ligjit”e Fatmir Xhafës nuk kishte se si të vazhdonte përtej asaj që inicionin europianët e hetimit të krimit dhe të aseteve pasurore që vinin nga lëvizjet e krimit nëpër Europë. Ndërsa Amerika, Gjermania, Franca e deri tek Italia depozitonin dosje e emra, autoritetet tona të zbatimit të ligjit pasonin topin tek njëra-tjetra për gjithçka që fshihej brenda vendit në emër të këtyre subjekteve kriminale. Sot, pas më shumë se dy vitesh që nga dalja në rrugë e Forcës së Ligjit, vjen një zgjatim i kësaj lëvizjeje, por tashmë nga një Task-Force e atëhershme zhvendoset në një operacion policor të këtyre kohëve.

OFL, një veprim që shitet për ligj

Operacioni Forca e Ligjit, një veprim që shitet tek opinioni publik si një ligj që gjasmë lufton krimin dhe pasuritë e tij, në nisje ka treguar se shteti i njeh të gjithë aktorët e botës së krimit në vend. Sot me anë të 150 punonjësve të policisë iu troket në derë, të cilët iu dërgojnë një letër në derë dhe iu kërkojnë të deklarojnë atë pasuri që kanë në emrin e vet dhe të gjejnë se ku i kanë marrë paratë. Pjesa tjetër pak rëndësi ka. U dëshmua qartë që është e mundur të justifikohet pasuria, si në rastin e kapos së Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ndërkohë që krimi ka qenë aty bashkë me pasuritë e tij që para se të shpikej Forca e Ligjit. Duke iu referuar aksioneve të para që lidhen me sekuestron e pronës së një personi i cili po kërkohet për një nga krimet më të rënda të ndodhura në dekadën e fundit në vendin tonë, pasuri që ka qenë sekuestruar edhe njëherë tjetër, shihet se OFL-ja në listën e vet ka shtuar të gjithë personazhet që kanë dalë nga rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Dodë Prengës. Në fakt ishte një ngjarje që tregoi se krimi është jo vetëm para shtetit dhe policisë po edhe sipër tyre, duke realizuar një akt të tmerrshëm ditën për diell. Kur policia u detyrua të lëvizte vetëm kur mbërriti sinjali nga Anglia, atëherë u detyrua të shkohej edhe tek hoteli i njeriut që është parë të ulet edhe me ministra dhe deputet të rëndësishëm të Parlamentit tonë.

Lexo edhe :  Rama, takim me mbështetësit pas fitores: Kemi bërë arritje historike!

Forcën e Ligjit e ‘shpiku’ Fatmir Xhafa….

Nuk është e re. Ka nisur tri vite më parë. Më saktë në nëntor 2017-s. Në krye të saj u vendos ish-ministri i  Brendshëm, Fatmir Xhafaj ku u tha se risia kishte të bënte me krijimin e një Task-Force në përbërjen e së cilës do të ishin një mori institucionesh. Në fakt, asnjëherë task-forcat nuk kanë rezultuar të suksesshme në vendin tonë e për pasojë nuk kanë sjellë asnjë të dhënë për përmirësimin e sistemit në asnjë sektor. Në këtë Task-Forcë u thirrën të bëhen pjesë ekspertë partiakë nga Ministria e Brendshme, e Drejtësisë, e Financave, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa.

U tha se mision kishin drejtimin, koordinimin, lehtësimin dhe monitorimin e zbatimit të objektivave në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo Task-Force u tha se mbështetej gjithashtu nga disa ekspertë të huaj, nga FBI, Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë, Koordinatorja e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Brendshme Britanike,  dy ekspertë të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Interforcës. Forca e Ligjit u nda në një njësi qendrore dhe 11 Task-Forca rajonale në rrethet kryesore të vendit.

Por që kur nisi punën kjo Task-Force, policia e shtetit ka thënë se: Në periudhën nëntor 2017-shtator 2019 kjo njësi arriti të identifikonte dhe të skedonte 41 grupe kriminale që operonin në Shqipëri, të organizonte operacione policore kundër 9 prej tyre dhe të bllokonte asete të krimit të organizuar me vlerë mbi 16 milionë euro. Sipas të dhënave policore janë 23 operacione policore të ndërmarra nga kjo njësi, ndër të cilat, 3 janë operacione ndërkombëtare, 6 sekuestro preventive të bazuara nga ligjin anti-mafia të aseteve për [personat e arrestuar jashtë vendi dhe 14 operacione brenda vendit. Po të njëjtat të dhëna thanë se sekuestroja kapi shifrën e 16 milion eurove, por përqindja më e madhe e këtyre sekuestrove lidhet me emrat e arrestuar nga agjencitë e huaja jashtë vendi apo edhe për ndonjë emër që ata e kanë kërkuar dhe është arrestuar brenda vendit. Pjesa tjetër, sigurisht që është pjesë e pazareve politike, policore dhe të organeve të drejtësisë.

Lexo edhe:

Intervista/ Gazetari Basir Çollaku: Bandat ç`kanë fituar me armë, vështirë e japin me duartrokitje

Lexo edhe:

Doçi: OFL një publicitet, dështimi nisi me largimin e të trajnuarve

 

Të fundit

Gara në Lezhë, PD kërkon rinumërim të dy kutive. Manja-Celibashit: Bëje ti rinumërimin

Gara në Lezhë është bërë mjaft e nxehtë në zarfet e fundit që po numërohen me votat e Greqisë....

“Rama nuk do ta gëzojë mandatin”, Berisha: Denoncova vjedhjen e votave në Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat në lidhje me vizitën e tij në Bruksel gjatë Forumit të Bashkimit Demokrat. Berisha shprehet...

ATSH mbledh CEO-t e agjencive evropiane të lajmeve, Zhupa: Roli ynë kyç në…

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka mikpritur për herë të parë në Tiranë Konferencën e Pranverës të Aleancës së Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA), me...

“Italia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë”, Meloni ndahet nga aleatët

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur një qëndrim të kundërt me atë të aleatëve të saj perëndimorë, duke konfirmuar se Italia nuk është...

Tensione në Parkun Olimpik gjatë rinumërimit të një kutie të Diasporës. Ja arsyeja

Rinumërimi i një kutie të votave të diasporës për Qarkun e Lezhës ka sjellë tensione në ambientet e Parkut Olimpik, në një kohë kur...

Lajme të tjera

Web TV