SHÇBA pezullon 4 punonjës policie, tentuan të kalojnë ilegalisht një vajzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme SHÇBA ka pezulluar 4 punonjës policie pasi dyshohet se kanë tentuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme një shtetase në Rinas. Policët akuzohen për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe shtetësja po ndiqet në gjendje të lirë.

Njoftimi i SHÇBA:

Dyshohet se tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme një shtetase në Rinas, SHÇBA pezullon nga detyra 4 punonjës policie për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe po ndiqet në gjendje të lirë shtetasja.

Pas një hetimi pro-aktiv të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në kuadër të një procedimi penal për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, me vendim të Gjykatës janë caktuar masat e pezullimit të ushtrimit të detyrës për punonjësit e Policisë:

– L.S., me detyrë në DPPSH;

– M.B., me detyrë në DPPSH;

– A.M., në Komisariatin e Policisë Rinas;

– A.D., në Komisariatin e Policisë Rinas.

U vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen K.B.

Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë.

Çdo shtetas që rastis në shkelje të punonjësve të Policisë, SHÇBA I fton të raportojnë në numrin falas 0800 90 90.

Të fundit

Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi në shpellë dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldren të Lezhës, ku një i...

“Të na japë formulën që të fitojmë me Serbinë”/ Balla ironizon ish-aleatin e Berishës

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, iu drejtua opozitës me ironi, duke thënë se ata kalojnë nga dështimi në dështim me...

Fushatë e egër kundër emigracionit/ 36 vende të tjera mund të hyjnë në listën e zezë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po konsideron të zgjerojë kufizimet në udhëtime, duke u ndaluar potencialisht hyrjen në SHBA, të shtetasve nga 36...

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit shndërrohet në një luftë energjitike!

Irani kërcënon të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Izraeli shkon përtej strategjisë së "shkatërrimit" të programit të tij bërthamor. Uzinat e naftës bruto në...

Mbahet në Tiranë samiti SEECP/ Shqipëria përkrah Izraelin, kritika Iranit

Tirana organizoi Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, i njohur me siglën SEECP, që shënoi edhe përmbylljen e presidencës shqiptare. Ministri Ilgi...

Lajme të tjera

Web TV