Tërmeti, bashkia urdhëron shembjen e dy pallateve në ‘zemër’ të Lezhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse dosja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit gjendet ende në duart e prokurorisë së Lezhës, mësohet se këshilli Bashkiak ka hapur rrugën për shembjen e dy objekteve-pallat që janë të pabanueshme dhe që gjenden në zemrën e qytetit. Pretendohet se bashkia i ka mbledhur donacionet e mundshme për të realizuar strehimin e të gjithë atyre personave që janë dëmtuar, por ende nuk dihet se si do të bëhet kompensimi. Në fakt, duke iu referuar banorëve të prekur nga tërmeti mësohet se iu është thënë se ndërtesa që do iu shërbejë atyre për shtëpi nuk do të ndërtohet në të njëjtin vend më. Madje atga pretendojnë se kanë përcaktuar një vendndërtimi rrugës së Shëngjinit, krejtësisht i papërshtatshëm për ta.

Por sido që të shkojnë gjërat, negociatat dhe bashkëpunimet mes palëve Këshilli Bashkiak i Lezhës i hapi rrugë shembjes së dy objekteve të para që pësuan dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit. Me kërkesë të bashkisë, këshilli miratoi shembjen e ‘pallatit 88’ në lagjen “Skëndërbeg” dhe të një pallati 4 katësh në bllokun e banimit pranë lumit Drin. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se janë siguruar 2 milion euro donacione të cilat do të përdoren për rindërtimin e këtyre pallateve dhe të 9 banesave në lagjen “Sheher” nëse në vlerësimin përfundimtar do të vendoset për shembjen e tyre.

“Bashkia Lezhë me negociatat e veta ka mundur të mbulojë rindërtimin e 2 pallateve që do të shemben dhe të 9 banesave në lagjen “Sheher” nëse në vlerësimin përfundimtar do të vendoset për shembjen e tyre. Ndërkohë jemi duke pritur dhe për vlerësimin e banesave të tjera. Një shoqatë do të investojë 2 mln euro që do të bëhet e mundur rindërtimi për 40 banesa, për 2 pallatet që do shemben dhe banesa të tjera”-tha kryebashkiaku. Pas vendimit të Këshillit Bashkiak do të nisë puna për shembjen e këtyre objekteve, ndërsa pritet vlerësimi përfundimtar edhe për pallatet e tjera të shpallura të pabanueshme në Lezhë. Po ashtu në këtë mbledhje u miratua trajtimi me bonusin e qirasë edhe për 27 familje të tjera të prekura nga tërmeti i nëntorit. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

 

 

 

Të fundit

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Lajme të tjera

Web TV