“Venecia” vjen në Tiranë, do interesohet për “Anti Shpifjen”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një delegacion i Komisionit të Venecias do të mbërrijë në datën 9 shkurt. Delegacioni do të qëndrojë deri më datë 12 shkurt, për t’u takuar me zyrtarë shtetërorë, por edhe mër përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile.

Vizita realizohet në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet e paketës “Anti Shpifje” dhe që lidhen me AKEP dhe AMA.

Në program është parashikuar që delegacioni të pritet në një takim nga kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe një përfaqësi e grupit, ditën e hënë, më datë 10 shkurt, në orarin 10:05-10:45, tek salla e Komisionit të Ligjeve, kryesia e Kuvendit.

Paketa “Anti Shpifje” është kundërshtuar ashpër nga organizatat e gazetarëve në Shqipëri dhe nga organizatat ndërkombëtare. Mazhoranca socialiste vendosi të pezullojë përkohësisht miratimin pasi Këshilli i Evropës kërkoi që paketa të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV