VIDEO/ Mourinho e pranon hapur, humbën më të mirët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham fitoi me rezultatin 3-2 ndaj skuadrës së Southamptonit mbrëmjen e djeshme në takimin për Kupën FA.

Pas kësaj ndeshje trajneri i “Spurs” Jose Mourinho e ka pranuar hapur se në këtë takim humbi skuadra më e mirë.

“BT Sport” raporton se portugezi ia ka thënë këtë gjë homologut të tij, Ralph Hasenhuttl si dhe gazetarëve të pranishëm.

“Më duhet të jem i sinqertë. Humbi skuadra më e mirë. Nëse shikon në një mënyrë pragmatike, duke mos harruar se ata kishin në dispozicion lojtarin më të mirë, ekipin më të mirë të mundshëm, kishin një ditë më shumë për të pushuar, ne ishim në vështirësi për ta ndërtuar skuadrën. Shumë lodhje pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt. Nëse e analizon në një mënyrë të thjeshtë, pragmatike, ekipi më i mirë humbi. Ata luajtën më mirë se ne.”-u shpreh para medieve tekniku.

Më tej Mourinho ka folur dhe për skuadrën e tij, duke theksuar se ishin në një nivel shumë të mirë.

“Mirëpo, unë nuk mund t’i lë anash të gjitha rrethanat dhe lojtarët e mi, ata ishin fenomenalë. Më duhej ta menaxhoja këtë lojë shahu pa të gjitha figurat”,-deklaroi trajneri i Tottenham./Fjala.al/

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV