Derbi Inter-Milan, ç’pritet të ndodhë në “San Siro” të djelën

Ditën e djelë do të zhvillohet ajo që cilësohet si ndeshja më e rëndësishme e Serisë A, derbi midis Interit dhe Milanit.

Ndërsa, na ndajnë vetëm dy ditë nga ky takim, shitja e biletave vazhdon me ritme shumë të larta.  Ndryshe nga faza e parë e këtij sezoni, në këtë ndeshje “San Siro” pritet të jetë i mbushur plot.

Nëse do të shiten edhe 300 biletat e fundit në stadium do jenë më shumë se 75 mijë shikues një shifër pak më e ulët se ajo e tetorit të kaluar ndaj Juventusit, kjo për vetë faktin se kapaciteti maksimal i “San Siro”-s është ulur në këtë sezon.

Në stadiumin e  kuqezinjve të Italisë janë mbyllur disa nga sektorët e katit të 3-të për çështje sigurie për shkak të dridhjeve që janë ndierë gjatë muajve të fundit./Fjala.al/