I bllokojnë mjetin e blinduar, Dashamir Gjoka në polici për ta rimarrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni “Forca e Ligjit” thuhet se ka sekuestruar fuoristradën e blinduar tip ‘Jeep’ të Dashamir Gjokës. Burime nga policia mohojnë këtë fakt  por janë burime të tjera që thonë se automjeti i blinduar ndodhet tashmë në drejtorinë e Policisë së Durrësit. Në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK ky vendim sekuestroje është marrë si masë emergjente me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas kërkesës së OFL-së.

Më herët, më 5 shkurt, Operacioni “Forca e Ligjit”, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i kishte dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Dashamir Gjokës. Për sekuestrimin e ambienteve të tij tregtare, dhe bizneseve që ai zotëron do të duhet vendimi i Gjykatës, pas verifikimeve të dosjes që OFL dorëzon në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK.

Biznesmeni i njohur, i ka shpëtuar ligjit anti-mafia dhe mundi të rimarrë pas pasuritë e konfiskuara nga Gjykata për Krime të Rënda në vitin 2017. “Fjala” kontaktoi Policinë e Shtetit në lidhje me këtë çështje por u mohua zyrtarisht. Janë burime të tjera që tregojnë se Dashamir Gjoka gjendet në Drejtorinë e Policisë së Durrësit që para tri orësh, si duket për të rimarrë mjetin e tij që ia ka bllokuar policia. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV