Iva Tiço i jep fund “beqarisë”, në një lidhje me një gjerman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Iva Tiço, gazetarja e famshme ka deklaruar së fundmi se nuk është më beqare. Ajo është etiketuar shpesh si “gazetarja single’ dhe ka folur në emisionin “Wake Up” se është në lidhje dhe shumë e dashuruar. Ajo u shpreh se jo më kot ka pritur deri tani, pasi donte që të vinte i duhuri dhe dashuria e tyre të niste nga fluturat në stomak, të cilat mund të përfundojnë me një unazë diamanti në gisht.

“Mua dhe familja ime më ka luftuar, më thonë se ti Iva e do shumë veten. E kam nënvizuar në libër të qënit singël. E kam nënvizuar në libër të qenit single më kanë thënë që nuk është vetëm për to, por në këtë rast ishte për një përkim që libri erdhi në një kohë që unë nuk isha më single të them të drejtën. Kështu që, e dija kur e botova, mendoj njësoj ndaj edhe fundi i filmit më pëlqeu që martesa, dashuria e madhe por libri ishte arritje”, u shpreh Iva Tiço.

A e ka gjetur Iva dashurinë? Si erdhi në këtë fazë të jetës?

Iva Tiço: Po, e prisja, më gjeti shumë të përgatitur, ajo që dija ishte mos u dorëzo, mos u sistemo, por prit fluturat në stomak, ose prit të duhurit. Fluturat në stomak ekzistojnë që çke me të, unë atë po prisja ndaj nuk u sistemova gjithë këto vite, për të gjetur të duhurin. është sigurisht një copës ëndërr, ndaj skam pasur asnjëherë frikën e mamave që po më ikën mosha se kam pasur gjithnjë diçka të qartë në mendjen time se do takoja njeriun e duhur dhe kur ai vjen ti nuk duhet të bësh asgjë.

Lexo edhe :  Surpriza emocionuese e Arbanës për babain në dasmën e vëllait, lë të gjithë pa fjalë

Nga e kemi dhëndrin? A ka përplasje kulturash?

Iva Tiço: Dhëndrin e kemi nga Gjermania. Nuk ndihet përplasje kulturash sepse është ajo që kur vjen i duhuri ty nuk të prish asnjë punë, e vetmja gjë që më ka prishur, problem që më ka shkaktuar është se më ka bërë rrëmujë në shtëpi se është projektuar për një njeri dhe ska vend për shumë rroba. Mua nuk më ka ndryshur asgjë nga jeta e librit.

Do ketë një libër tjetër për veten po me një status tjetër?

Iva Tiço: Shpresoj shumë që të ketë një libër tjetër. Në këtë rast kam arritur një ëndërr të madhe, të kem një libër me emrin tim.

Të fundit

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij...

Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Është jashtëzakonisht e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive duke udhëtuar në të njëjtën limuzinë. Kur Trump dhe Putin zbritën nga skena, presidenti amerikan...

Horoskopi ditor, 16 Gusht 2025

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire...

Trazirat e vitit 1929 në Palestinë – Kur tensionet shpërthyen në dhunë

Viti 1929 shënoi një nga periudhat më të përgjakshme në historinë e Mandatit Britanik të Palestinës. Në një klimë të ndezur nga tensionet fetare,...

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht nga të gjitha veçoritë e...

Lajme të tjera

Web TV