Përplasjet te PSG-ja, Neymar rrezikon të ardhmen e Icardit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sherret e brendshme duket se po bëhen të zakonshme te disa nga klubet më të mëdha në Europë. Pas përplasjeve te ekipi i Barcelonës  midis Lionel Messit me portierin Ter Stegen dh drejtorin sportiv Eric Abidal, tashmë vëmendja është kthyer te skuadra e Paris Saint-German.

Para pak ditësh ylli francezëve Kylian Mbappe pati diskutime me trajnerin Tuchel pas zëvendësimit dhe kjo gjë duket si një arsye më shumë që lojtari i kampionëve të Botës, të kërkojë me patjetër largimin nga PSG-ja.

Tashmë te ky klub duket se është krijuar një tjetër problem i madh dhe ai është sherri midis dy yjeve të skuadrës, Neymar dhe Mauro Icardit.

Tashmë duket se e ardhmja e argjentinasit është në diskutim dhe dyshohet nëse PSG-ja do paguajë 70 milionë euro që të blejë kartonin e tij nga Interi.

Marrëdhënia jo e mirë me Neymar ka për të pasur një ndikim të madh në kalimin e Icardit te francezët ka raportuar sot “Sport Mediaset”.

Duket se kjo situatë i ka vënë në dyshim drejtuesit e PSG-së, të cilët nuk dinë ende se ku duhet të investojnë te braziliani apo argjentinasi./Fjala.al/ Katerina Tafa/

Të fundit

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

La Liga në “hall”, në tre javë janë dy arbitra të dënuar

Linjë e ashpër kundër arbitrave në kampionatin spanjoll. Në tre javë dy janë përjashtuar. Interesant është fakti që në ndeshjen e Realit, pas protestave...

Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte...

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës së djeshme në media ku...

Lajme të tjera

Web TV