Skandal diplomatik/ Daçiç sulmon dhe fyen komisionerin e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi të Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi me kryeministren serbe Ana Brnabiç dhe ministrat e saj, ka ndodhur një “skandal diplomatik”.

Sipas mediave serbe, gjatë takimit ka ardhur deri tek një moment i pakëndshëm kur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, ka sulmuar verbalist komisionerin, i cili më pas u largua nga takimi.

Siç shkruan media serbe, Blic.rs, para se të fillonte Daçiç bisedën, gjithçka po shkonte normalisht.

Megjithatë, në një moment Daçiç ka marrë fjalën dhe i është drejtuar në mënyrë të ashpër Varhelyit.

“Ai ishte shumë i pasjellshëm. Ai i tha atij se nuk e di se ku ka ardhur dhe se po hesht ndërsa dikush rrëmben manastiret serbe në Kosovë dhe hesht për taksën e vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia”, ka thënë një burim i “Blic.rs”.

Kryeministrja, si dhe ministrja e BE-së, Jadranka Joksimoviç dhe ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç mbetën pa fjalë. Pas incidentit Varhelyi ndezi mikrofonin dhe iu drejtua ministrit të Jashtëm serb.

“Unë jam i vetmi komisioner evropian që reagova ndaj taksës, e dënova atë që po ndodh në Mal të Zi, Serbia është vendi i parë që erdha pas prezantimit të metodologjisë së re dhe më në fund, erdha këtu për t’ju ndihmuar”, citohet të kenë qenë fjalët e Varheliy. Pas kësaj, ka treguar burimi i medias serbe, ai ndali mikrofonin, iu afrua Ana Brnabiç, shtrëngoi duart me të dhe doli nga takimi.

Dhe lidhur me këtë incident, media serbe ka kontaktuar vetë Daçiçin. “Unë sulmova BE-në për mos respektim të Marrëveshjes së Brukselit, për futjen e Kosovës në Kapitullin 35, kështu që tani gjithçka varet nga ata dhe për heshtjen për ngjarjet në Mal të Zi”, ka thënë Daçiç.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV