Thaçi për ndërrimin e pushteteve: Kosova e ka kthyer në traditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova sot ndodhet në një situatë të re. Në Prishtinë pati një ndërrim krejt të butë të pushtetit edhe pse prej vitesh Partia Demokratike ishte fituese e zgjedhjeve. Presidenti Hashim Thaçi, i cili dikur ka drejtuar PD-në e Kosovës, i pyetur rreth kësaj teme në emisionin “A Show” , të drejtuar nga Adi Krasta,  i cili transmetohet në “T7”, tha:

Pas 12 vitesh në pushtet të Partisë Demokratike që kam udhëhequr dhe zhvillimeve dramatike në konsolidimin e shtetit, çdo herë pas 6 fitoreve të njëpasnjëshme, të përgjithshme e lokale, erdhi zhvillimi i fundit që dy parti të tjera dolën fituese. Kjo duhet respektuar.

Kam pritur Albin Kurtin në zyrë,  dhe i kamë dhënë mandatin për të formuar qeverinë. Kosova ka një traditë të transferimit të pushtetit krejt korrekte e transparente. Proces krejt normal. Edhe që partitë me spektër të ndryshëm në filozofinë politike, të bashkëpunojnë kjo është çëshjta e tyre. Dhe një gjë e tillë ka ndodhur në shumë vende të Evropës. Ne kujtojmë në demokraci. Lideret si kudo në botë kanë dallime. Kjo është krejt normale”.

Thaçi, ka folur për herë të parë për vendimin e Vjosa Osmanit për zhvendosjen e fotografisë së tij nga zyra e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Sjellja e kryetares së Kuvendit duhet të jetë në raport me institucionet dhe me ligjin. Të gjithë duhet të jemi shembull të sjelljes institucionale, dhe jo të sjelljeve të inateve politike, apo sjelljeve artificiale, me pretendim elektoral.

Njeriu kur e merr përgjegjësinë institucionale, shtetërore, prioritet e ka respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve.

Nuk dëshiroj të merrem me personin në fjalë. Më së paku sjellja joinstitucionale i takon partisë që ajo i takon, dhe filozofisë së presidentit Ibrahim Rugova”, u shpreh Thaçi.

Të fundit

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në...

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i fundit që të aplikojnë për...

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det...

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Lajme të tjera

Web TV