Çfarë do të ndodhte me Tokën po të mos kishte më njerëz?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç kemi mësuar nga shkenca, Toka ekziston prej më shumë se 4.5 milionë viteve, kurse njerëzit e quajnë shtëpi të tyren për më shumë se 200 mijë vite.

Për këtë është logjike të pretendohet që planeti ynë ka ekzistuar dhe zhvilluar para nesh, dhe do të vazhdojë të jetë edhe po të mos ketë më njerëz në të.

Sipas parashikimeve të ekspertëve, më poshtë ju listojmë një seri faktesh që tregojnë se çfarë do të ndodhte nëse do të zhdukej njerëzimi.

Pas disa orëve

Nuk do të duhej të kalonte kohë e gjatë që të ndiheshin efektet në botë. Vetëm pas disa orëve do të ndjeheshin ndryshimet shokuese, e planeti çfarë e dimë se është do të ndryshonte përgjithmonë.

Duke marrë parasysh se termocentralet në mbarë botën funksionojnë me derivate fosile dhe menaxhohen nga njeriu – do të mbesnin pa energji elektrike. Drita dhe makineritë që i vë në funksion energjia elektrike me një fjalë do të fikeshin. E tërë bota do të zhytej në errësirë, e do të mbetej shumë pak energji në ato pak vende që kanë panele diellore.

Pas disa ditëve

Pas 48 orëve do të fikeshin edhe mullinjtë me erë dhe panelet diellore, dhe ajo pak rrymë që besonim se kishte mbetur do të zhdukej. Kafshët shtëpiake do të ndiheshin të uritura dhe sigurisht se pa ushqim do të ngordhin. Do të vuanin edhe bagëtitë nëpër ferma. Stacionet hekurudhore dhe e tërë infrastruktura nëntokësore do të zhyteshin, kjo për faktin se pompat që parandalojnë një gjë të tillë nuk do të funksionin.

Pas disa javëve

Disa lloje të kafshëve do të ngordhnin pas vdekjes së njerëzve. Qentë e mëdhenj për të mbijetuar do të fillonin të formonin tufa të mëdha, që do të dilnin në gjah për të kapur kafshët më të vogla për të siguruar ushqimin. Të gjitha kafshët shtëpiake do të ishin “dreka” e kafshëve të egra, që do të zbrisnin në qytet me largimin e njerëzve. Pas disa javëve, kafshët e mbyllura nëpër kopshte zoologjike do të iknin dhe do të ishin kërcënim i madh.

Pas një muaji

Uji që ndihmon në ftohjen e një sërë centralesh bërthamore do të ndalej, gjë që do të vinte deri te një shpërthim bërthamor. Miliona kafshë dhe bimë do të zhdukeshin nga rrezatimi i shpërthimit.

Sistemet e kanalizimeve që menaxhohen nga njerëzit do të ndaleshin së punuari, e pas mbledhjes së mbeturinave një sasi e madhe e tyre do të derdheshin në lumenj e liqene. Një veprim i tillë do të mbyste botën e egër, duke shkatërruar tërë ekosistemin. Prodhimet industriale të kimikaleve do të ndikonin në ambient për shkak të kimikateve që do të liroheshin në atmosferë, derisa gazi natyror do të shkaktonte ndezjen e zjarreve.

Lexo edhe :  Droga, iluzioni që po e mban botën jashtë realitetit

Pas disa viteve

Me zhdukjen e njerëzimit, pas një viti Toka do të fillonte të “vetëndërtohej”, pasi nuk do të ekzistonte askush që do t’i kontrollonte apo dizajnonte.

Për fat të mirë, planeti ynë do të “këndellej” nga të gjitha katastrofat bërthamore. Të gjitha materialet e riciklueshme siç është plastika dhe pajisjet elektronike do të përfundonin në ujëra. Një vit pas zhdukjes së njerëzimit, satelitët do të fillonin të binin nga qielli, duke dhuruar “spektakël” ngjashëm me rënien e meteorëve.

Pas 25 viteve

Pa njerëz dhe mutacionin e gjeneve të bimëve, ato do të rriteshin shumë edhe pse shumë prej tyre do të vdisnin. Do të nevojiteshin 20 vite që vegjetacioni t’i kthehet natyrës në gjendjen origjinale. Bimët do të pushtonin edhe qytetet. Me vegjetacionin do të vinin edhe kafshët. Kështu qytetet do t’i kontrollonin ato, e ndërtesat dhe shtëpitë pa kurrfarë mirëmbajtje do të shkatërroheshin. Qytetet si Dubai dhe Las Vegas do t’i ktheheshin gjendej natyrore – duke u mbuluar nga rëra e shkretëtirës.

Pas 300 viteve

Kafshët  tani kontrollojnë botën, kurse kafshët që dikur ishin të rrezikuara si elefantët do të “këndelleshin” nga dëmet që ua shkaktonte njerëzimi. Luanët dhe elefantët që Afrikën e konsiderojnë si shtëpi të tyren, sigurisht se do të vraponin nëpër Berlin, Paris dhe Nju Jork. Konstruksionet e mëdha të çelikta siç janë urat do të fillojnë të bien për shkak të ndryshkut. Bota detare gjithashtu do të “këndellej” dhe sigurisht se do të zhvillohej më shumë pa njerëzimin.

Pas 10 mijë viteve

Të gjitha qytetet do të zhdukeshin, do të mbesnin disa struktura të punuara nga guri. Besohet se do të mbijetonin vetëm piramidat dhe muri kinez.

Pas 50 milionë viteve

Një gjë që është e lidhur me njerëzimin dhe që do të mund të mbijetonte edhe pas 50 milionë viteve, do të ishte plastika në fosile. Planetit Tokë do t’i duheshin edhe 50 milionë vite tjera që të largoj plastikën. /Telegrafi/

Të fundit

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën...

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1...

SHBA feston përvjetorin e Pavarësisë, Nancy VanHorn nderon kujtimin e Feti Voglit

Diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka kujtuar dje me nderim komandantin shqiptar Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës...

Berisha: Me valixhet e Ramës bëhen trafiqe të paligjshme

Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama për në Samitin e NATO-s ka rikthyer akuzat e opozitës se lideri i qeverisë fluturon me charter, një shpenzim...

Titullari i Barcelonës befason botën: Pranoj ulje page

Frenkie De Jong ka rënë dakord të ulë pagën për të zgjatur kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle AS. Klubi katalanas...

Lajme të tjera

Web TV