Gati 1000 leje legalizimi, Kadastra publikon listën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Kadastrës ka publikuar një listë me 1000 pronarët cilët kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejen e legalizimit. Pronarët e ndërtimeve të kualifikuara duhet të paraqiten pranë zyrave të agjencisë për të tërhequr lejen. Përfituesit janë në qarkun e Tiranës dhe konkretisht në zonën e Kamës dhe Vorës.

Procedurat për marrjen e tapisë ndiqen nga Agjencia e Kadastrës, e cila dorëzon dosjen e plotë në hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimit, por e gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga ‘Agjencia’.

KAMEZ-VORE

Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m². Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrimi i pjesëve takuese mbi pasuritë (parcelë dhe objekt) kryhet në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklarimit. Subjektet mund të përcaktojnë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive, nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Të fundit

Në kërkim nga policia shqiptare, Rezart Taçi dënohet me burg në Zvicër

Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi është dënuar me 30 muaj burgim nga një gjykatë në Zvicër për mashtrime financiare në...

Barcelona vendos çmimin për yllin e ekipit: kushton 70 mln euro

Barcelona thuhet se ka vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh për Fermin Lopez. Spanjolli është një nga objektivat e Chelsea-t dhe është përfolur për...

“Irani po planifikon një raketë që mund të godasë Evropën”

Irani po zhvillon aktualisht një raketë balistike të aftë për të arritur zemrën e Evropës." Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë...

Skandal në Universitetin e Mjekësisë: Shefja e departamentit pa doktoraturë

Një tjetër çudi në sistemin akademik shqiptar është zbuluar së fundmi nga ish-ministri i Arsimit, Taulant Muka. Në një status të publikuar në rrjetet...

Trump: George dhe Alex Soros të akuzohen si organizatë kriminale!

Donald Trump nisi një sulm ndaj George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros në një postim në platformën "Truth Social", duke i bërë...

Lajme të tjera

Web TV