Ina Zhupa: Kënga për 100-vjetorin e Tiranës është e vjedhur

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka “vjedhur” këngën e 100-vjetorit të Tiranës.

Demokratja thekson se kënga e Tiranës është kopjuar nga kënga e Londrës.

Vesi del me shpirtin! Veliaj duhet të vjedhë në çdo fushë! Tirana në këtë 100 vjetor mund të kishte qindra këngë të orkestruara posaçërisht për të, duke e nderuar kryeqytetin, duke përfshirë edhe motivet tironse pse jo.

Por jo, Veliaj zgjodhi që për 100 vjetor Tiranën ta nderonte me një vjedhje të radhës, me këngën e Londrës!

Pasi kopjoi logon, nuk kishte si mos të kopjonte edhe kolonën zanore ndërkohë që kanë shpenzuar mijëra euro nga paratë e qytetarëve të Tiranës. Tirana e vjedhur është çdo ditë nga Veliaj, por s’kishte nevojë t’ja u kujtonte edhe për 100 vjetor! Tirana nuk e meriton një hajdut serial si Veliaj”, shkruan Zhupa.