Iu bë atentat me Arjan Ndojën/ “Rrumit” i sekuestrohet makina e blinduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar automjetin  tip “Audi” të njërit prej emrave më të lakuar të botës së krimit.

I njohur si Rrumi i Shijakut  Landi Muarremi ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja të cilit iu bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, është një emër i njohur për policinë.

Në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij.

Biznesmeni u dhunua nga tre persona, njëri prej të cilëve Skënder Kraja, Landi Muharremi dhe kushëriri i tij.

Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejsbolli u largua nga Shqipëria.

Për ngjarjen u arrestua Skënder Kraja ndërsa Muharremi u shpall në kërkim së bashku me kushëririn e tij, por përfshirja e tyre nuk u faktua zyrtarisht.

‘Omnix Albania’, kompania Omnix do të investonte 450 milionë euro tek Gjiri i Lalzit, por ajo u tërhoq menjëherë pas ndodhjesh së ngjarjes së rëndë.

Të fundit

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë...

Përfitimet familjare, Shqipëria në fund të Europës

Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë...

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë...

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në Rrugën e Arbrit. Sipas raportimeve,...

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke...

Lajme të tjera

Web TV