Njihuni me frikën më të madhe të Donald Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diktatorit rumun Nikolae Çaushesku, ishte një hipokondriak i njohur, një sëmundje që me sa duket buronte nga problemet e hershme që kishte pasur me fytin. Ai kishte një frikë të dukshme nga ajri i kondicionuar, prandaj shumë ndërtesa me urdhër të tij, u ndërtuan pa sistem ventilimi.

Më vonë, hipokondria e tij evoluoi në një frikë dhe fiksim për dezinfektimin e gjithçkaje që prekte.

Personeli i Agjencisë së Sigurisë Ushqimore, garantonte që kudo që ai shkonte, dyert dhe mobiliet të dezinfektoheshin me alkool, ndërsa edhe stafi me shoqëruesit e tij rrinin në të djathtë të tij me një çantë mjekësore me garza dezinfektuese, në çdo moment që Çaushesku duhej të shtrëngonte duart me ndonjë të huaj.

Në një incident të raportuar, pasi iu dha një puthje nga presidenti amerikan Xhimi Karter gjatë një vizite në SHBA, udhëheqësi rumun e shpëlau fytyrën me një shishe alkooli, ndërsa makina me të cilin ai po udhëtonte po dilte nga Shtëpia e Bardhë. Por nga fiksime të tilla vuajnë jo vetëm diktatorët, por edhe udhëheqësit e vendeve demokratike.

Rasti më i famshëm për momentin, është njeriu aktualisht më i pushtetshëm në botë:presidenti amerikan Donald Trump. Njerëz pranë stafit të tij kanë dhënë shumë dëshmi mbi germafobinë, frikën e madhe ndaj mikrobeve, nga ana e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Kështu ai u thotë rregullisht vizitorëve që të lajnë duart para se të hyjnë në Zyrën Ovale, ndërsa dezinfekton duart me një shiringë sapo largohet nga ndonjë aktivitet, ku ka takuar qytetarë të zakonshëm. Presidenti e ka cilësuar më herët shtrëngimin e duarve si “një nga mallkimet e shoqërisë amerikane”.

Ai porosit sasi të mëdha dezinfektuesish sa herë që nis fushata zgjedhore, raportojnë ndihmësit apo ish-ndihmës së tij. Ai i ka mësuar pjesëtarët e stafit me një sinjal, përmes të cilit sinjalizon largimin e cilitdo që kollitet apo teshtin pranë tij.

Për pasojë, punonjësit në Shtëpinë e Bardhë që duan të shmangin presidentin, mund të kolliten me zor si një lloj justifikimi. Madje në një rasti kur presidenti po takonte pjesëtarë të Forcës Ajrore, një nga ushtarakët befas u kollit. Pas çaste më vonë ai u vizitua nga një mjek me urdhër të presidentit.

Lexo edhe :  Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Një pjesëtar i stafit kujton:”Ai nuk dëshiron të ketë rreth e rrotull njerëz të sëmurë…Nëse ishe apo dukeshe i sëmurë, prania jote para presidentit duhet të ishte jashtëzakonisht e kufizuar”. Germafobia e presidentit ishte mëse e dukshme verën e vitit të shkuar, kur ai e urdhëroi shefin e tij të kabinetit Mik Mallvanej të dilte jashtë Zyrës Ovale vetëm pse u kollit njëherë. Në ato momente, Trump po jepte një intervistë për gazetarin Xhorxh Stefanopulos të ABC News.

Trump kërkoi të rixhirohej ajo pjesë e intervistës. “Le ta përsërisim të lutem, ai u kollit në mes të përgjigjes sime. Nuk më pëlqen kjo ti e di, nuk më pëlqen aspak”, tha Trump. “Nëse do të kolliteni, ju lutemi dilni nga dhoma”, u tha ai të pranishmëve të tjerë.

Presidenti e përdori germafobinë e tij edhe si një mburojë kundër pretendimeve nga Moska se Trump ishte filmuar në vitin 2013 në Rusi me disa prostituta në një hotel të njohur. Në dosje pretendohej se prostitutat ruse kishin urinuar në praninë e Trumpit në një shtrat.

Trump e hodhi poshtë pretendimin, duke thënë se ai ishte shumë i fiksuar pas mikrobeve. Trump është shumë më i tensionuar kur udhëton me avion, për shkak të hapësirave të kufizuara në bordin e “Air Force One”. Të gjithë ndihmësit, që kanë edhe shenjat më të vogla të gripit, duhet të qëndrojnë larg Trump.

Në një rast presidenti e urdhëroi mjekun e Shtëpisë së Bardhë të vizitojë ish-sekretarin e shtypit Entoni Skaramuçi, kur ai u kollit gjatë një fluturimi për në Ohio. Frikën e tij ndaj mikrobeve, ai e shprehu në një intervistë të vitit 1999, kur e quajti shtrëngimin e duarve një “praktikë barbare”, pasi kështu përhapen lehtësisht mikrobet e gripit.

Madje, disa studiuesit në Danimarkë kanë sugjeruar që germafobia e Trump mund të lidhet me armiqësinë e tij ndaj emigracionit masiv. Ata zbuluan se njerëzit që janë më të ndjeshëm ndaj mikrobeve, kishin më shumë të ngjarë të kundërshtonin emigracionin. Gjithsesi, kjo mani e tij mund të ketë më shumë mirëkuptim javët e fundit, kur bota është në panik për shkak të epidemisë së koronavirusit kinez. (TTnews)

Të fundit

Çmimi i ri i energjisë elektrike/Si do verifikohen konsumatorët nën 700 kwh nga 1 shkurti

Me uljen e çmimit të energjisë, nga data 1 shkurt fatura e dritave do të lexohet ndryshe. Për verifikimin...

Shqiptarët të varur nga makina/ Sa përdoret transporti publik në Tiranë

Shqiptarët preferojnë të zgjidhin lëvizjet e ditës me makinë  dhe shumë pak zgjedhin të ecin apo përdorin biçikletën. Një raport i Raport i Komisionit...

Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë

Njerëzit më të pasur në botë po bëhen gjithnjë e më të pasur. Pasuria e tyre rritet deri në 100 milionë dollarë në ditë....

Energjia sot dhe nesër

Nga Fatos Çoçoli Marrëveshja e nënshkruar më 15 janar 2025, në Samitin Botëror të Energjisë së Ardhshme në kryeqytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, me...

“Berisha i shqetësuar”, avok bën deklaratën e fortë: Ja sa vite burg rrezikojnë Meta

Dosjet e nxehta të politikës, Berisha-Meta, krimi i organizuar dhe operacioni më i fundit i SPAK për sekuestrimin e 10 mln eurove pasuri në...

Lajme të tjera

Web TV