OFL sekuestron makinat e blinduara të tre kriminelëve

Policia e shtetit ka bërë një njoftim ku shprehet se ka bërë të mundur sekuestrimin e disa automjeteve të blinduara të shtetasve me precedent penale.

Dashamir Gjoka, i dënuar në Itali për “trafikim të qenieve njerëzore”.

Saimir Tallau, i dënuar për “prodhim dhe shitje të narkotikeve”.

Durim Bami, i dënuar për veprën penale “vjedhje me armë”.

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxori urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:

  1. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  2. Gj., banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;
  3. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.