Shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe 3 shtetasve shqiptarë në Korinth

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka plagosur dy shqiptarë në në Korinth. Mediat greke shkruajnë se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë së tyre dhe 3 shtetasve shqiptarë.

Efektivët grekë po vëzhgonin prej kohësh një automjet të dyshimtë që mendohej se kishte lidhje me disa vjedhje në zonë. Sapo e ka pikasur atë dhe është vënë në ndjekje, nga mjeti është hapur zjarr.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 2 prej grabitësve, shtetas shqiptarë, ndërkohë që është arrestuar i treti.

Një prej të plagosurve është duke marrë mjekim në spitalin e Thriasios ndërsa tjetri në atë të Korinthit.

Dy të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë, por nuk ka më shumë informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore. /Fjala.al

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV