Si është mbrojtur Kim Jong-Un nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë kanë kaluar pothuajse dy muaj nga shpërthimi i virusit vdekjeprurës koronavirus që nisi nga qyteti kinez Wuhan.

Koronavirusi u përhap edhe në shumë vende të tjera, duke infektuar shumë persona, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Korenë e Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare, një nga vendet më të varfra në botë, Koreja e Veriut ka arritur të shmangë virusin, pavarësisht faktit se kufizohet me Kinën, ku nga koronavirusi kanë humbur jetën më shumë se 600 persona, kurse mbi 31 mijë tjerë janë infektuar, shkruan CNN.

Sipas CNN nuk dihet se si Pyonyang ka arritur ta shmangë virusin, duke shtuar se Koreja e Veriut ka pasur fat, apo ndoshta apo përdor përparësinë që është një vend i izoluar ku informacionet janë të pakta.

Ky shtet zyrtarisht nuk ka raportuar për ndonjë person të infektuar me koronavirus, por profesori në Universitetin e Koresë, Nam Sung Vuk, i cili më parë ka qenë shef i agjencisë së zbulimit të Koresë së Jugut, pasi ekzistojnë gjasa të mëdha që dikush në mesin e 25 milionë banorëve sa jetojnë në Korenë e Veriut, të jetë infektuar.E dimë se ka të infektuar në rajonet kineze që kufizohen me Korenë e Veriut. Rreth 99 për qind e tregtisë së Koresë së Veriut zhvillohet me Kinën dhe e dimë se shumë njerëz, kamionë dhe trena kanë kaluar kufirin mes këtyre dy vendeve, para se Koreja e Veriut të ndërmerrte masa për të parandaluar zgjerimin”, ka shtuar Nam. K

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë për turistët, shumica prej të cilëve janë kinezë, si dhe kanë hapur qendër kundër zgjerimit të epidemisë, kurse të gjithë personat që janë futur në këtë vend para 13 janarit, janë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Lexo edhe :  Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Agjencia shtetërore KCNA gjithashtu ka raportuar se punonjësit shëndetësor kanë instaluar sisteme për diagnostifikim në gjithë vendin, me qëllim që të munden brenda një kohe të shkurtër të zbulojnë prezencën e virusit vdekjeprurës.

Megjithatë, disa ekspertë me të cilët ka biseduar CNN janë skeptik kur është në pyetje aftësia e Pyongyangutr sa i përket testimit të njerëzve dhe prezencës së virusit. CNN shkruan që Koreja e Veriut është një nga vendet më të izoluara në botë, dhe se ky vend kurrë nuk e ka pranuar se sa njerëz kishin vdekur gjatë viteve të 90-ta nga uria për shkak të thatësisë dhe ndaljes së ndihmave nga e gjithë bota.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV