Zbulohet “molla e sherrit” që ndau Jonida Maliqin nga Romeo Veshaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debati mbi ndarjen e këngëtares Jonida Maliqi nga aktori I humorit Romeo Veshaj duket se është rindezur sërish. Këtë herë me impikimin e këngëtares Xheisara, e cila u bë e njohur në talente show.

Debati u ndez pas intervistës që Romeo dha në “Thumbon”, ku deklaroi se nuk e njeh personalisht Xheisarën, ndërkohë që ishin përfolur në media se ajo kishte hyrë në mes të çiftit, duke bërë xheloze Jonidën.

Kaq mjaftoi dhe kjo e fundit, në një dalje publike në emisionin e mëngjesit “Dite e Re”, e ftoi publikisht Romeon të pinë një kafe së bashku. “I dashur Romeo, meqenëse na kanë bërë të dashur, po të ftoj publikisht të pimë një kafe që të njihemi”, u shpreh këngëtarja.

Komentuesit e konsideruan këtë një kunjë të saj ndaj deklaratës së Romeos, ndërkohë që në dhjetor u përfol jo pak për këtë çështje, duke akuzuar Xheisarën se ia kishte ngacmuar vetë e para Romeon Jonidës. Për këtë, Xheisara Frisku u eliminua nga “Kënga Magjike”, pasi një nga anëtaret e jurisë, pikërisht Jonida Maliqi, i ndezi dritën e kuqe.

Për këtë arsye, Xheisara e konsideroi “hakmarrje” të pastër të Jonidës, duke shpërthyer keq ndaj këngëtares. E ftuar një natë më parë në emisionin “Thumbon”, Xheisara u shpreh se Jonida e ka kapur personale me të dhe hodhi kunja ndaj këngëtares, duke u shprehur se nuk mund ta gjykonte dot dikush që kishte kohë që nuk këndonte live (referuar Maliqit).

Ajo e vazhdoi më tej luftën me këngëtaren, teksa shton se shumë persona e kanë pyetur nëse Xheisara i ka ngacmuar të dashurin Jonidës apo jo, aktorin Romeo Veshaj. 20- vjeçarja vuri gjithashtu në dukje faktin që këndon krah Aurela Gaçes, të cilën e cilëson si një divë.

“Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua. Kam tri vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurel Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhura e Aurela Gaçes, unë kam gjithë botën. Nëse ka një njeri që i përulem, është Aurela Gaçe. Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt, nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion, dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vij të lëpihem ty se je juria. Unë nuk e kam bërë dhe personalisht nuk kalova”, u shpreh Frisku ndër të tjera.

Lexo edhe :  Krishtlindje 2024: Dy shenja të zodiakut do t’i japin fund vetmisë dhe beqarisë

Ndërkohë, komentues që pretendojnë se janë në brendësi të këtij konflikti të të dy këngëtareve për aktorin, mendojnë se Xheisara ishte pikërisht “molla e sherrit”, që e çoi çiftin në ndarje. Në intervistën e fundit, Romeo e pranoi ndarjen nga Jonida, një romancë e bukur shoëbizzi që nisi me dashuri dhe u mbyll me urrejtje brenda vitit 2019.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj po përfliteshin se ishin në një lidhje dashurie, jo vetëm për faktin se aktori i ”Al Pazar” ishte një mbështetje e madhe për Jonidën në Eurosong, por edhe se ishin parë shpeshherë bashkë në baret e Tiranës. Tri vite pas deklarimit të divorcit nga partneri prej 17 vitesh, Maliqi hyri në një episod të ri në jetën e saj. Fjalët për fillimin e lidhjes me Romeo Veshajn e “Al Pazarit” filluan të qarkullonin gjatë muajit nëntor 2018.

Po kush ishte Veshaj para se të lidhej me Jonidën dhe kush ishte Xheisara para se të pëflitej për Romeon? Ai njihet si Montana i “Al Pazar”, bashkë me vëllanë, Donald Veshaj, në rolin e Montelës. Vitin e kaluar, mediat shkruanin se ai dhe vëllai, përveç punës në televizion, prej vitesh investonin paralelisht në një biznes, një bar në qendër të Tiranës.

Ai hyri i vetëm në botën e spektaklit, por u bë edhe më i suksesshëm kur iu bashkua vëllai binjak, Donaldi. Nuk dihet nëse Universiteti i Arteve ishte ambienti ku ai mund të jetë njohur me Jonidën, e cila po ashtu ka punuar si pedagoge, krahas karrierës artistike si këngëtare. Ndërsa Xheisara e lindur në Burrel, u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në talent-shoë të ndryshëm.

Kompeticionet e ndryshme muzikore kanë qenë një sfidë më vete për Xheisarën, pasi që në moshë të vogël, ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku është vlerësuar me disa çmime të para. Ka qenë gjithashtu një konkurrente në “X Factor Albania” dhe “The Voice of Albania”. Vitin e kaluar ishte hera e dytë që mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, në kategorinë Neë Artist.

Në vitin 2016, Xheisara fitoi statusin për të votuar dhe për t’u votuar nga këngëtarët gjysmëfinaliste. Në shtator 2019, Xheisara mori pjesë në “Kënga Magjike 2019” me këngën “Si me t’lon”, por që u skualifikua pasi Jonida Maliqi e vlerësoi me buton të kuq./Panorama Plus

Të fundit

Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë

Enver Robelli Disa shqiptarë që e quajnë veten “myslimanë të vërtetë” po e manifestojnë lehtësinë e tyre që sulmuesi në...

NASA drejt bërjes së historisë, anija kozmike e saj tenton afrimin më të afërt me Diellin

Një anije kozmike e NASA-s po përpiqet të bëjë histori me afrimin më të afërt ndonjëherë me Diellin. Sipas mediave të huaja, sonda diellore Parker...

“Më ngritën në ajër 2-3 oficerë”/ Gjekmarkaj vazhdon dramën edhe pas daljes nga spitali

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar përmes një deklarate publike pas daljes nga spitali, ku u shtrua pasi humbi ndjenjat...

Mosbindja civile, policia arrestoi 7 qytetarë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Opozita vijoi të hënën me mosbindjen civile, duke bllokuar kryqëzimet kryesore në Tiranë, ndërsa nuk munguan as përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Mësohet se policia...

Ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

Ish kryebashkiaku i Shkodrës dhe funksionari i PD-së, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, raporton gazetarja Keti Banushi. Kujtojmë se Bardh...

Lajme të tjera

Web TV