Alarmi në Stokholm/ Ka 3 herë më pak ndotje se Tirana, por ndalon makinat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hornsgatan është një lagje në Stokholm të Suedisë, që konsiderohet si zona më e ndotur e kryeqytetit. Por nëse bën një kontroll të shpejtë në internet, cilësia e ajrit në Hornsgatan rezulton ‘e mirë’, me një shkallë vlerësimi nga 36-42. Gjithsesi, sërish cilësia e ajrit është më e keqe se në pjesë të tjera të Stokholmit, ku cilësia varjon te 20-25 (Sa më i ulët numri, aq më pak ndotje ka).

E pavarësisht kësaj, autoritetet lokale kanë marrë së fundmi vendimin për të ndaluar në Hornsgatan qarkullimin e çdo automjeti të vjetër me naftë dhe benzinë. Vendimi pason një më të mëparshëm, ku u ndalua kalimi i çdo makine që përdor goma dimri të një cilësie jo të mirë. Autoritetet thonë se këto masa merren për të ulur ndotjen në ajër dhe për të bërë të mundur plotësimin e standardeve ndërkombëtare.

Por ndonëse suedezët janë alarmuar përse një lagje në kryeqytetin e tyre po i afrohet shkallës “e moderuar” në cilësinë e ajrit (duhet të kalojë numrin 50), në Tiranë cilësia e ajrit konsiderohet në disa aplikacione si “e pashëndetshme” me një shkallë vlerësimi që varjon midis 100-150.

Të fundit

Historia prekëse, shqiptari në Gjermani gjen vajzën e tij pas shumë vitesh

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin...

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

Për herë të parë, një agjenci e mbështetur nga OKB-ja ka konfirmuar zyrtarisht shpërthimin e zisë së bukës në qytetin e Gazës dhe zonat përreth. Më...

Nënstacioni i ri elektrik në Fier, Kryeministri Rama: Do rrisë sigurinë e rrjetit

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga përfundimi i nënstacionit të ri elektrik në Fier. Krahas pamjeve, cilëson se...

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ushtria e vendit do...

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë...

Lajme të tjera

Web TV