E frikshme, blogeri anti-Putin gjendet i prerë në qafë në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tronditet Franca. Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel ku një çeçen, i njohur në gjithë botën për qëndrimin e tij kundër Putin dhe liderit çeçen Ramazan Kadyrov, u gjend i vrarë me thikë në dhomën e hotelit. I marrë në mbrojtje nga Belgjika, ai ka udhëtuar nga Belgjika në Francë dhe atje dyshohet se e ka vrarë miku i tij me të cilin ka ndarë dhomën e hotelit.

Mediat franceze bënë të ditur se blogeri anti-Putin, Imran Aliev është vrarë në një hotel në Francë. 44-vjeçari kishte kundërshtuar me zë Vladimir Putin dhe liderin çeçen, Ramazan Kadyrov. Mediet ndërkombëtare raportojnë se policia franceze beson se vrasja e Aliev është e motivuar politikisht. Policia franceze dyshon për mikun e viktimës, i cili është zhdukur menjëherë pas vrasjes. Të dy ata kishin udhëtuar së bashku nga Belgjika në Francë, ku ishin akomoduar në hotel.

Menaxheri i hotelit ka shkuar për të kontrolluar të ftuarit, por ka gjetur trupin e pajetë të blogerit. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë, e cila është dërguar në laboratorin mjekësisë ligjore për analiza. Në Belgjikë, blogeri Aliev ishte nën mbrojtjen e policisë për shkak të kërcënimeve nga Rusia dhe Çeçenia për sulmin e tij ndaj opozitës. Një zyrtar i lartë i policisë franceze bëri me dije se Franca ende nuk ka kontaktuar me Rusinë për këtë ngjarje.

Kush ishte Imran Aliev?

Aliev ishte me origjinë nga Çeçenia. Ky rajon që ka parë dy luftëra brutale për pavarësi në dekadat e fundit, është kontrolluar nga Kadyrov që nga viti 2007 me miratimin e Moskës. Ai postonte shpesh herë video në Youtube që ishin kritike për qeverinë çeçene. Vrasja e tij është vdekja e fundit që ngjall shqetësime të shumta për një skuadër vrasësish rus që thuhet se po qarkullon në Evropë. Kjo frikë është bërë më e mprehtë që nga tentativa për të vrarë Sergei dhe Yulia Skripal në Angli. Në mënyrë të ngjashme është vrarë edhe komandanti rebel çeçen, Zelimkhan Khangoshvili, i cili u qëllua për vdekje në mes të një parku në Berlin. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen...

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara,...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Lajme të tjera

Web TV