Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar një masazh të një qytetari në faqen e tij në Facebook ku denoncohet sulmi me armë ndaj një të riu dhe fshehja e këtij akti nga ana e Policisë së Shtetit. Sipas denoncuesit ai që ka qëlluar, ka lidhje me ish-kreun e Bashkisë se Elbasanit, Qazim Sejdini. Personi që ia ka çuar mesazhin Berishës ndër të tjera ka dhënë edhe emrat jo vetëm të personit që është gjuajtur po edhe të atij që ka gjuajtur.
Duke iu referuar të dhënave që vijnë nga ky sms dhe duke parë personazhet e ngjarjes, shihet se personi që ka qëlluar është një emër mjaft i njohur për policinë e Elbasanit, po ashtu edhe për prokurorinë dhe gjykatën. Mesazhi që ka publikuar Berisha është: Përshëndetje doktor! Para 2 ditësh, një person që quhet Florjan Lamçja ka qëlluar me pistoletë një djalë në lagjen ‘Skënderbe’, Fushëmret, dhe nga që është mik i familjes së Qazim Sejdinit, shok me dhëndrin e vogël, policia nuk e ka ndjekur si çështje. E kanë mbajtur të fshehur! Është 100 përqind e sigurt. Personi që është qëlluar quhet Rodi Bylykbashi”.
Po kush është Florjan Lamçe?
Ndonëse policia e shtetit bën me dije se nuk ka dijeni mbi këtë rast të ndodhur në Elbasan meqë askush nuk ka bërë kallëzim për të, mësohet se personi që dyshohet si autor ka qenë i ndaluar më herët për një vrasje. Më pas vrasjen e mori përsipër një vëllai i tij. Vrasja ka të bëjë me vitin 2012 kohë kur u vra Almir Cani. Në burg për atë ngjarje të rëndë mbeti vëllai i Florjan lamçes, Olti Lamçe, ndërkohë që prokuroria tha se vranë shokun e ngushtë të tyre: “I pandehuri Olti Lamçe dhe viktima Almir Cani kanë qenë të njohur mes njëri-tjetrit kjo pasi të dy këta shtetas kanë qenë të paraburgosur në qelitë e burgut të Peqinit ku dhe kanë ndenjur së bashku. I pandehuri Olti Lamçe përpara ngjarjes së vrasjes ka ndenjur shpesh herë në lokalin e quajtur ‘Tekila’ i cili është në pronësi të viktimës shtetasit Almir Cani”! Policia ndaloi edhe Florjanin po më pas e lanë të lirë. n.k/Fjala.al/