Messi zgjedh shqiptarin Rei Manaj për foton e ditës në Instagram

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modestia e tij është edhe një nga vlerat më të mëdha që ka treguar që kur është ngjitur në majën e sportit më popullor në rruzullin tokësor. Ylli i Barcelonës, pas përplasjeve jo të vogla në klub, humbjes dramatike ndaj Bilbaos për Kupën e Mbretit, nga stërvitja ka shkëputur një moment me Rei Manajn, talentin shqiptar që së fundmi iu ka bashkëngjitur Barcelonës.

Kështu Lionel Messi ka qenë i përfolur shumë kohëve të fundit nëpër media për një postim të tij në InstaStory.  Reagimi  i argjentinasit kishte ardhur pasi një interviste të Eric Abidal që kishte dhënë për mediet spanjolle, i cili kishte thënë se për dështimet e Barcelonës kohëve të fundit fajet i kanë edhe lojtarët e jo vetëm trajnerët. Pas kësaj Messi reagoi ashpër duke thënë se do të ishte mirë nëse Abidal, që është drejtor sportiv i Barcelonës, “të përmendte emra specifik e jo t`i përgjithësonte gjërat”.

E pas kësaj përplasjeje Messi është parë i lumtur në stërvitje para se Barcelona të udhëtojë për në ndeshjen e radhës në La Liga kundër Real Betisit. Ai ka postuar disa foto në Instagram nga stërvitjet e Barcelonës, në mesin e tyre edhe atë me Rei Manaj që Barcelona e transferoi gjatë afatit kalimtar të janarit. Ndryshe Rei Manaj ishte transferuar për të luajtur me Barcelona B por trajneri i Blaugranas e ka ftuar atë në ekip të parë për shkak të lëndimeve që ka kjo skuadër, madje ai është futur edhe në listën B të Barcelonës për ndeshjet në Ligën e Kampionëve, ndonëse në ndeshjen e parë ai u ndëshkua me karton të kuq! n.k/Fjala.al/

Të fundit

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

Lajme të tjera

Web TV