Piktori, trafikanti, shkrimtari dhe i arratisuri: 4 jetët e një shqiptari!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Ndodh edhe kështu. Një shqiptar trondit Italinë me historinë e tij ndërkohë që është vënë në pranga teksa po jepte një provim në Akademinë e Arteve në Milano. Historia e tij është në fakt një nga ato historitë e rralla të njerëzve që bëjnë gjithçka të arrijnë gjërat e tyre edhe kur kryejnë vepra penale. Ai është nga Berati dhe prej shumë vitesh është bërë objekt i një beteje ligjore me drejtësinë italiane të cilët sërish e kanë kërkuar ta sjellin në pranga. Ai është arrestuar teksa jepte lëndën e fundit para se të hynte në provimin e diplomës. Ai kishte ardhur në Shqipëri, ishte pajisur me një mjet identifikim grek dhe ishte nisur sërish drejt Italisë për të mos humbur provimin që i duhej ta çonte atë në diplomë. Ndërkohë që ai është arrestuar, mediet italiane i kanë kushtuar një rëndësi të pazakontë historisë së tij.

“Piktori, shkrimtari, gjuhëtari dhe trafikanti”-kështu e nis përshkrimin për shqiptarin një media e Milanos ndërsa tregon se kur ka nisur përherë të parë takimi me shqiptarin trafikant dhe intelektual njëherësh. Quhet Qani Kelolli, me origjinë nga Berati dhe është 46 vjeç. Është arrestuar në vitin 2007 për trafik droge dhe aty mësohet se ka shfaqur edhe shenjat e para të një njeriu me shumë prirje. Ka nisur të shkruajë për gazeta, ese, poezi, kritikë e deri edhe shkrime për çështjen e drejtësisë. Po ashtu kishte nisur të pikturonte dhe të punonte shumë mbi librat e gjuhëve të huaja. Italianët e mendojnë se gjithë këto dhunti e kanë ndihmuar shqiptarin të jetë në majën e trafikut të drogës për shkak edhe të nivelit të tij intelektual.

Lexo edhe :  Beleri si “çështje ndërkombëtare”, gjykata e lë në burg, grekët ankohen

Kishte mundur të dilte nga burgu ndërkohë që kishte bërë edhe një libër. E kishte titulluar: “Lindur për të shkuar larg” me personazh kryesor një trafikant droge që mediet italiane pretendojnë se është ai vetë. Më pas riarrestohet sërish dhe sërish për të njëjtat akuza por ai, nëpërmjet avokatit të tij italian mundi të dilte arrest shtëpie! Prej aty u arratis dhe erdhi në Shqipëri ku mendohet se qëndroi rreth 1 vit e gjysmë. Më pasi ai iku në Itali sepse duhej të jepte provimin që të shkonte në diplomën e arteve.

Mediet italiane flasin për një person tjetër i cili ka rrëfyer historinë e Qaniut. Ai është një burrë nga Monza që ka vrarë bashkëshorten e vet dhe është në burg për jetë. Ai e ka takuar Qaniun në bibliotekën e burgut teksa shqiptare studionte kontabilitet, ndërsa ka treguar pasionet e një të burgosuri me shumë talent. Madje mësohet pikturat e shqiptarit nga Berati që janë bërë në burg kanë marrë pjesë edhe në ekspozita të ndryshme deri në Kinë.

Mbrojtësi i shqiptarit bëri me dije se:“Qaniu gjithmonë e ka dashur artin, ai është një njeri shumë i ndritshëm! Ai ka bërë gjithçka për t’u riintegruar por shoqëria jonë nuk i ka dhënë shumë mundësi ta bëjë atë. Nuk është e lehtë nëse nuk keni leje qëndrimi. Ai e dinte që në fund do të ishte dëbuar, dhe kjo siguri e çoi atë të arratisej”! /Fjala.al

 

Të fundit

Inter mposht Atalantën dhe siguron pjesëmarrjen në Champions në sezonin e ardhshëm

Inter ka siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League, pas fitores 3-2 në shtëpi ndaj Atalantës. Skuadra e Inzaghit pozicionohet...

Mbyllet në barazim Strasbourg-PSG, parizienët shpallen kampion të Ligue 1 për herë të 11

PSG fiton për herë të 11-të në histori titullin kampion në Francë. Skuadra pariziene e siguroi matematikisht vendin e parë një javë para fundit...

Tensionet në veri, Sveçla në Leposaviç: Këtu është Republikë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ishte për vizitë në Leposaviç, ku u prit nga kryetari i ri i komunës,...

Ish diplomati amerikan Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes

Ish sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari presidencial Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes këtë të shtunë, duke kapërcyer për jetëgjatësinë shumë bashkëkohës...

Historike/ Luton Town mposht Coventryn dhe rikthehet në Premier League pas 31 vitesh

Luton Town do të luajë në edicionin e ardhshëm (i 32-ti) në Premier League, pasi mposhti 6-5 në ruletën e penaltive Coventry-n, në finalen...

Lajme të tjera

Web TV