Vrasja e blogerit anti-Putin në Francë, BE e shqetësuar për sulmet ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja në Lille e blogerit anti-Putin ka bërë që Franca dhe Belgjika të merren seriozisht me hetimet që do të çojnë te shkaqet e këtij akti të rëndë. Ndërsa hetuesit belg nuk pranojnë të flasin në lidhje me ikjen në kohën kur çeçeni Imran Alien ishte nën mbrojtjen e tyre, duke kaluar kufirin, francezët kanë refuzuar të kërkojnë ndihmën e homologëve rusë për çështjen. Ata janë të bindur se vrasja e tij ka prapavijë të caktuar politike e për pasojë nuk kanë kërkuar asnjë informacion ende në kampin rus, edhe pse vrasja ka ndodhur prej disa ditësh.

Tashmë Franca ka një emër të shpallur në kërkim ndërkombëtar, emër që e ka mbajtur sekret për mediet e veta dhe të gjithë botës. Ata dyshojnë dhe besojnë se vrasësi i njeriut opozitar i njohur kundër sistemit të Putin dhe Kadyrov është vrarë nga miku i tij me të cilin kishin udhëtuar nga Belgjika pasditen e 29 janarit. Dyshimet e hetuesve francezë shkojnë deri atje sa gjithë skena e krimit të jetë e përgatitur më parë nga ana e udhëzuesve rus për të eliminuar zërin me të njohur kundër tyre dhe që mbrohej nga Belgjika.

Ndërsa Franca vijon kërkimet dhe gjurmimet e personit që e ka shoqëruar në atë udhëtim me tren, mësohet se zyrtarët belgë ende janë të shokuar për mënyrën se si është siguruar mbrojtje e blogerit çeçen që u gjet i prerë në qafë në dhomën e hotelit nga rojet e objektit. Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë një rëndësi të veçantë kësaj ngjarjeje duke iu referuar më shumë rrezikut që paraqet të qënurit anti-Putin se sa rastit në fjalë.

Zyrtarët evropianë të inteligjencës dhe të zbatimit të ligjit mbeten jashtëzakonisht të shqetësuar për vrasjet e disidentëve anti-Putin dhe Kadyrov në të gjithë Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Të paktën 15 njerëz janë vrarë nga autorë rus në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë edhe kalimtarët e pafajshëm. Këto shqetësime janë bërë më të mprehta që nga përpjekja e vrasjes në vitin 2018 të Sergei dhe Yulia Skripal nga një agjent në Salisbury, Angli, si dhe vrasjen e një disidenti çeçen në një park të mbushur me njerëz në Berlin vitin e kaluar. Të dyshuarit në të dyja rastet kanë qenë të lidhura me shërbimet e inteligjencës ruse, si dhe me një grusht shteti në tentativë të vitit 2016 në Mal të Zi. Po këta persona dyshohen edhe për vrasjen në tentativë të një bullgari trafikant armësh. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Zelensky i mbijeton një episodi tjetër të spektaklit të Trump

 

Të fundit

Si u minua Nord Stream nga ish-agjenti i Kievit dhe një grup i vogël zhytësish

Një ish-kapiten i ushtrisë ukrainase dhe ish-anëtar i shërbimeve sekrete, i njohur si Sergeii K., është arrestuar në Itali...

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por sot janë gjithnjë e më...

Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i rikonstruksionit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës, ku njofton për rikthimin e mbi 2400...

Trump shtrëngon vizat, 55 milionë të huaj nën lupën e Departamentit të Shtetit

Departamenti i Shtetit amerikan ka nisur shqyrtimin e mbi 55 milionë të huajve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë, raporton Associated Press. Departamenti...

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë territore Rusisë për të arritur...

Lajme të tjera

Web TV