5 milionë banorë u larguan nga Wuhan para se të futej në karantinë

Rreth pesë milionë banorë të Wuhan e kishin paraprirë rrezikun e coronavirusit dhe u larguan para se qyteti të futej në karantinë.

Disa prej personave ishin tashmë të prekur me virusin që tashmë u ka marrë jetën 908 personave dhe ka infektuar 40.171 të tjerë.

Autoritetet kineze filluan të bllokojnë kufijtë më 23 janar, por ishte shumë vonë.
Kryetari i komunës Wuhan ndërsa foli për mediat tregoi se rreth 5 milionë banorë ishin larguar nga qyteti përpara se ai të futej në karantinë.

Një hartë e madhe e teknologjisë kineze tregon se në dy javë para se Wuhan të futej në karantinë, 70% e udhëtimeve ishin të përqendruara brenda provincës Hubei./Fjala.al