Aksidenti pranë Presidencës, plagoset punëtori në kantierin e ndërtimit

Një aksident në punë ka ndodhur në kantierin mbrapa Presidencës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:35, në rrugën e “Ibrahim Rrugova”, ku po ndërtohet një kullë e re.

Punëtorit me iniciale Xh.D., 41 vjeç, i ka rënë një gur në trup, por fatmirësisht pa i rrezikuar jetën.

Ai ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.