Arrestimi i personave me rrezikshmëri të lartë, Breçani: OFL e paaftë

Erzen Breçani, ish-drejtues i lartë i Policisë, thotë se OFL është strukturë për parandalimin e aktivitetit kriminal, por ata nuk janë të aftë për veprime operacionale me rrezikshmëri të lartë.

Breçani u shpreh se këto forca shoqërohen gjithmonë nga forcat RENEA të cilët janë të specializuar për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

OFL është një strukturë që ndikon në parandalimin e aktiviteteve të këtyre grupeve kriminale.

Por t’i referohemi veprimtarisë operacionale, këta nuk janë të aftë për të kryer veprime operacionale për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

Unë e shoh në të gjitha rrethet që shkon.

Kjo shoqërohet nga forcat speciale të RENEA-s, të cilët janë të mirëspecializuar për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë”, tha Breçani në “360 gradë”.