Alberto Lame apo i njohur ndryshe edhe si Alberto Kochsiek, banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve, ishte personi i radhës të cilit iu dorëzua për të plotësuar formulari i pasurisë.
Alberto Lame u arrestua dy vite më parë në Gjermani si pjesë e “bandës së bananeve”, e cila akuzohej se kryente trafikun e drogës nga Ekuadori në Evropë. Pjesë e bandës u raportua se ishte edhe Emiljano Hysenaj, të cilit iu dorëzua formulari 5 ditë më parë.
Lame dhe Hysenaj u arrestuan së bashku me 11 persona të tjerë për shkak se akuzoheshin se kishin kryer trafikun e 1.8 tonë kokainë që kapte vlerën rreth 400 milionë euro në treg.
Kokaina fshihej në kutitë e bananeve në Ekuador dhe prej andej dërgohej në adresë të një kompanie me seli në Gjermani. Grupi bazën e kishte në Hamburg.
OFL kontroll pasurisë/Njihuni me ‘sheikun’ e Shkodrës dhe të kaluarën e tij