Bëhen publike pamjet filmike para rrëmbimit të Renit të Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në media janë publikuar pamjet e mbrëmjes së 29 Qershorit 2014, ditën kur është parë për herë të fundit në publik këngëtari i tallavasë Renato Hamza, i njohur ndryshe edhe si Reni i Elbasanit. Pamjet janë transmetuar në emisionin ‘Uniko’ në Klan Plus.

Ngjarja ndodh pranë qendrës së qytetit të Elbasanit. Ora shënon 20:11 minuta e mbrëmjes të së dielës. Në video shfaqet Indrit Shaqja, i veshur me një bluzë ngjyrë bojëqielli, pantallona xhins të shkurtra, dhe me shapka. Në rrugë takon një kalimtar rastësor, të cilit mesa duket i kërkon informacion për vendndodhjen.

Një minutë më vonë shfaqet një person i dytë, i veshur me rroba të zeza. Ai është identifikuar si Denis Xhija. Në pamje të parë duket sikur të dy këta persona nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, Indrit Shaqja është vazhdimisht në lëvizje dhe po komunikon me shenja në distancë me Renin e Elbasanit, duke i treguar se ku ndodhet.

Në orën 20:12 minuta, shfaqet pikërisht Reni, i cili vjen nga ana tjetër e rrugës. I veshur me shapka, bluzë dhe pantallona të shkurtra, ai shkon drejt Indrit Shaqjas dhe Deniz Xhijës.

Ky është momenti kur Reni dhe Indrit Shaqja shtrëngojnë duart dhe takohen miqësisht, duke nënkuptuar që ata kanë njohje të mëparshme.

Nga veprimet e Indritit, dhe mënyra se si ai tërheq nga qafa Renin, duket sikur kërkon ta prezantojë për herë të parë me mikun e tij, Deniz Xhijën.

Më pas, të tre largohen së bashku në këmbë, dhe sipas dëshmitarëve, Reni është parë të futet me forcë në një automjet duke u larguar në drejtim të paditur. Ky është dhe momenti i fundit kur Renato Hamza u shfaq në publik 6 vite më parë. Që prej asaj kohe, nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të.”>tvklan

Lexo edhe :  Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV